BOTA

 “Nuk ka shpëtim”, paralajmëron zv.ministri italian i Shëndetësisë: Varianti Omicron do t’i infektojë të gjithë

09:05 - 17.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendësministri italian i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri, ka deklaruar se askush nuk ka shpëtim nga Omicron, pasi varianti i ri i koronavirusit do t’i infektojë të gjithë.




“Varianti Omicron do t’i infektojë të gjithë, nuk ka shpëtim. Nuk ka asnjë dyshim që deri në fund të vitit 2022, nëse nuk do të dalë ndonjë variant tjetër, pothuajse të gjithë do të infektohemi me këtë variant”, u shpreh ai.

“Ata që janë të vaksinuar janë më të mbrojtur dhe e kalojnë infektimin me një formë më të lehtë dhe nuk janë të rrezikuar të përfundojnë në terapi intensive”, shtoi zyrtari i lartë italian.

Sa i takon masave për personat e prekur nga Covid-19, ai u shpreh se brenda dy javësh pritet të bëhet një dallim mes atyre që kanë rezultuar pozitivë dhe janë pa simptoma dhe të tjerëve që janë të sëmurë.

“Jam dakord për një rishikim të rregullave dhe kjo do të bëhet në ditët në vijim, ndoshta brenda dy javësh, me nja dallim ndaj personave që janë pozitivë dhe të sëmurëve. Këtë na e mundëson varianti që është duke qarkulluar sot”, tha ai.

Pierpaolo Sileri vuri në dukje se sot nuk është në qarkullim vetëm varianti Omicron, por edhe ai Delta dhe ky i fundit është më shqetësues. “Shumica e atyre që janë në terapi intensive janë të infektuar me variantin Delta dhe nuk janë të vaksinuar”, shtoi ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.