Kryesore

Rama për Erdogan: Askush të mos shqetësohet për marrëdhënien tonë/ Shqipëria me shqiptarët

17:34 - 17.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin turk, Rexhep Erdogan, tha se i është mirënjohës për rolin që ka pasur për Shqipërinë e Kosovën, në njohjen si shtet i pavarur për këtë të fundit.




Rama tha se i ndodh radhë të takohet me njerëz që ‘Po-në e kanë Po, e Jo-në e kanë jo’. Sipas kryeministrit, Turqia është një valvul e paçmuar për BE, për shkak të sigurisë. Ai tha më tej, se Shqipëria nuk është as me Turqinë e BE, por me shqiptarët.

“Nuk besoj se kushdoqoftë në Shqipëri apo BE duhet të shqetësohet për këtë marrëdhënie mes dy vendeve sepse kjo është një marrëdhënie tradicionale. Edhe në kohën kur Shqipëria ishte një vend i mbyllur, prapë marrëdhënia me Turqinë ishte aty si një vazhdimësi e një tradite. Kur vjen puna te marrëdhënia ime me Erdogan, e përsëris nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, përkundrazi janë për të qeshur ato që thuhen.

Ato thuhen edhe nga njerëz seriozë edhe nga njerëz të BE. Por e vërteta është se janë disa gjëra që nuk zhbëhen. Unë nuk di një qeveri tjetër veç qeverisë së Presidentit Erdogan asokohe kryeministër, të jenë mbledhur për të ndjekur direkt punimet e Parlamentit të Kosovës dhe për ta njohur Kosovën në mbledhjen e qeverisë së vet si shtet i Pavarur në atë moment që votohej në Kuvendin e Kosovës. Këtë e ka bërë zotëria në krahun tim. Unë mendoj s roli i Turqisë në rajonin tonë është i pa tjetërsueshëm dhe padiskutim një rol konstruktiv në funksion të paqes. Hijet e hedhura mbi Turqinë dhe presidentin rezultojnë të jenë filma. Filma të imagjinatës dhe interpretimeve të bëra që nuk gjejnë përputhje në realitet. E vërteta është që jemi takuar shpesh e është privilegj që unë kryeministri i një vendi të vogël, të marr kohë kaq shpesh nga Presidenti i Turisë. Asnjëherë nuk jam ndjerë në bisedë si përballë dikujt që të jep leksione, që të jep receta të gatshme se si bëhet puna, apo për më tepër të të vë në pozita të vështira. Asnjëherë. Përkundrazi, respekt maksimal reciprocitet që është një diçka shumë e vyer dhe sa i përket pjesës konkrete të marrëdhënieve të gjithë i shohin që janë marrëdhënie që kanë interes shumë të madh.

Interesi i madh është pikërisht transformimi në realitet i atyre fjalëve që i keni dëgjuar nga Presidenti. Sot është një ditë e veçantë. Por në arenën e marrëdhënieve politike ndërkombëtare nuk është e shpeshtë të takosh njerëz që Po-në e kanë PO, e Jo-në e kanë Jo. Është e vështirë të takosh njerëz që thonë atë që bëjnë e bëjnë atë që thonë, një nga ata njerëz është Erdogan. Unë nuk kam dëgjuar në takimet me të kokë-kokë asgjë që nuk e kam dëgjuar publikisht. Këtu ka vetëm të mira dhe për marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së e të mos harrojmë që BE pa Turqinë, do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot për keq. Turqia është një valvul e paçmueshëm për sigurinë për BE e NATO-n. U them shqiptarëve se sa herë bëhen këto takime.

Jo, ne jemi me Shqipërinë as me BE e Turqinë e pikërisht se jemi me Shqipërinë jemi mik të ngushtë me Turqinë dhe aleatë me SHBA e BE-në. Po e mbyll me një fjalë: Në fund të ditës çdo vendimmarrje e jotja është për Shqipërinë e shqiptarët, e nuk është as për Turqinë e aspak për të tjerët”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.