AKTUALITET

Serbët dhe shqiptarët, hendeku i injorancës”- Diplomati i njohur shqiptar: Kultura dhe arti janë ambasadorët më të mirë

14:46 - 17.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkrimtari dhe diplomati i njohur shqiptar, Virgjil Muçi ka publikuar një shkrim në gazetën serbe “Danas” me titull “Serbët dhe shqiptarët – hendeku i injorancës”.




Virgjil Muçi është ndalur tek nisma Ballkani i Hapur, që sipas tij në njëqind vitet e fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë pasur një projekt më emancipues se ky, të nisur nga liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Për herë të parë në historinë e këtyre vendeve, pas rënies së Perandorisë Osmane, Ballkani pa Kufij, i frymëzuar nga modeli i Bashkimit Evropian, do të hapë dyert për të rinjtë që do të kenë mundësinë të punojnë në cilindo nga këto vende. .

“Ballkani i hapur” është mbi të gjitha një projekt politik që përveç lëvizjes së lirë, do të lehtësojë shkëmbimin ekonomik dhe tregtar mes vendeve të rajonit me Europën dhe më gjerë, por siç tha Gëte: “Ajo që e ndan politikën bashkon kulturën”, shkruam Muçi, i cili deri vonë ka qenë sekretar i parë i Ambasadës Shqiptare në Beograd.

Ky projekt politik, thotë Muçi, pa kulturën si element thelbësor, do të ishte i paplotë. Sipas tij për arsye historike, regjimet diktatoriale dhe mbyllja hermetike, ka një hendek të madh të injorancës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, por edhe mungesë dhe shkëmbim të dobët informacioni.

“Për arsye historike, regjimet diktatoriale dhe mbyllja hermetike, ka një hendek të madh të injorancës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, por edhe mungesë dhe shkëmbim të dobët informacioni. Për dy kombe kjo bëhet edhe më e dëmshme, kur kemi parasysh paragjykimet që ekzistojnë mes nesh, për arsye të ndryshme politike, historike dhe kulturore”, shkruan ai.

Më tej në shkrimin e Muçi thuhet se “Duke përdorur sërish metaforën e urës, mund të themi se vetëm kultura dhe arti mund ta zvogëlojnë dhe kalojnë këtë hendek: kultura dhe arti janë ambasadorët më të mirë të njohjes dhe respektit të ndërsjellë të vlerave tona, të krijuara ndër shekuj dhe ato të krijuara sot nga shkrimtarët, aktorë, piktorë, skulptorë dhe artistë të muzikës.”

Diplomati shqiptar thotë se “Dy kombet tona duhet të bëjnë, jo më pak e më shumë, atë që bënë francezët dhe gjermanët vite më parë për të shëruar dy luftërat e hershme botërore: të bashkëpunojnë jo vetëm politikisht dhe ekonomikisht, por edhe në art dhe kulturë, dhe kështu të hedhin themelet e asaj që ne e quajmë sot Bashkimi Evropian”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.