Kryesore

Spaho flet në Kuvend pas përjashtimit nga PD: Basha riktheu kohën e diktaturës, demokratët do i japin atë që meriton

16:38 - 17.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur me tensione dhe akuza seanca e parë parlamentare për këtë vit. Teksa Lindita Nikolla lexoi ndryshimet e reja të propozuara nga Partia Demokratike me zëvendësimet e mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha në Komisione dhe përjashtimet ngaq Grupi Parlamentar, deputeti Edmond Spaho ka reaguar ashpër duke iu drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha se pas përjashtimeve e vetmja gjë që i ka mbetur janë internimet.




Ai u shpreh se Basha po përpiqet të mashtrojë Kryesinë për të ruajtur karrigen e tij.

“Nuk e kisha menduar kurrë që Lulzim Brava do të na sillte edhe njëherë kohën e  diktuturës ku njerëzit përjashtohen e internohen. Po pres të më njoftojë fisin ku do të më internojë.  Nuk më përjashton dot njeri mua nga Grupi Parlamentar i PD. Nga PD nuk më përjashton dot ai që ka humbur 4 palë zgjedhje, ai që futi kriminelë në selinë e PD dhe thirri policinë kundër protestuesve. Do të ndihem edhe më i lirë për të thënë se nuk ka të ardhme me këtë. Me një njeri që vetëm përpiqet të mashtrojë  kryesinë e PD për të ruajtur karrigen. Por do t’i vijë dita kur demokratët do t’i japin atë që meriton”- u shpreh ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.