AKTUALITET

Të tjera detaje të publikimit të të dhënave. Kush është Endri Ikonomi dhe komentet e para të kompanisë së përmendur në skandal!

15:12 - 17.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Shqipëri po vijon hetimi për një rast lidhur me rrjedhjen e të dhënave personale. Me 7 janar 2022, Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, mbajti një konference për shtyp ku detajoi skemën e keqpërdorimeve të punonjësve individualë që nxorrën të dhënat personale të më shumë se 600 mijë shtetasve shqiptare.




Ndër të dhënat e publikuara janë emrat, adresat, datat e lindjes, kartat e identitetit, të dhënat për punësimin dhe pagat, si dhe numrat e makinave te qytetarëve. Skandali shpërtheu me 22 dhjetor 2021. Megjithatë, rezultoi se të dhënat kishin rrjedhur në 2020 dhe 2021.

Raportohet se janë arrestuar katër të dyshuar, ndërsa tre prej tyre deri tani janë liruar në arrest shtëpiak. Mes të dyshuarve janë dy specialistë IT nga zyra e taksave – Eni Qirjako, Andi Agaraj dhe dy koleksionistë privatë – Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Në të njëjtën kohë, Credit 2 All është përmendur në një sërë mediash për faktin se aty ka punuar më parë një nga të dyshuarit për marrjen e të dhënave personale, Endri Ikonomi. Megjithatë, detaje të reja janë bërë te ditura për ne. Në vitin 2020, ai themeloi kompaninë e tij PRO 3 VT, e cila filloi të angazhohej në aktivitete kreditimi. Mund të supozohet se kjo kompani ishte blerëse e të dhënave personale, pasi vjedhja e të dhënave personale filloi menjëherë pas themelimit te PRO 3 VT.

Siç zbuluan gazetarët, kur kontaktuan për herë të parë përfaqësuesit e Credit 2 All, kompania ofron shërbime konsulence për personat juridikë dhe nuk ka asnjë lidhje me ruajtjen e të dhënave personale të individëve.

Vlado Tsvetkovsky, administrator aktual i Credit 2 All, shprehu keqardhjen që kompania u prek nga ky incident:

“Ne kemi lexuar në shtyp një deklaratë shqetësuese për reputacionin e Credit 2 All. Të sqarojmë menjëherë se Z.Ikonomi nuk ka qenë administrator I Credit 2 All që prej datës 17 shtator 2021.  Veprimtaritë  e Z.Ikonomi të përmendura në artikull nuk kanë të bëjnë me ne dhe çdo akuzë e drejtpërdrejtë ose e tërthortë në lidhje me aktivitetet legjitime të kompanisë janë të pabaza. Aktivitetet e Credit 2 All I janë përmbajtur gjithmonë metodave ligjore më te ndershme dhe vlerëson gjithmonë klientët e saj.

Kemi informacione se Z.Ikonomi ka punuar si koleksionist privat gjatë kohës që punonte për kompaninë dhe ndoshta ndoshta kjo veprimtari e tij ka qenë e përfshirë në rrjedhjen e të dhënave personale. Prandaj jam I vetëdijshëm për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e ndihmës së autoriteteve përkatëse. Ne do të kryejmë një auditim te brendshëm për të garantuar dhe një herë sigurinë e kompanisë sonë.”

Administratori i Credit 2 All tha gjithashtu se “në rast të një kërkese nga organet ligjzbatuese, kompania synon të ofrojë asistencë të gjithanshme dhe të lehtësojë hetimin. Credit 2 All funksionon në përputhje të plotë me ligjin dhe është mese e hapur për publikun.

Nuk mundem të merrnim komente nga kompania PRO 3 VT, pasi kompania nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.