AKTUALITET

“Të trishtuar që anëtarë të organizatës terroriste Feto ndodhen në Shqipëri”/ Erdogan: I kanë të lyera duart me gjak

17:23 - 17.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, sugjeroi, që në Shqipëri, ministritë e Turizmit dhe Kulturës të shkrihet në një.




Ai tha se kjo metodë ndiqet prej 19 vitesh në Turqi dhe ka pasur efikasitet. Erdogan, theksoi më tej se organizata terroriste Feto, që në 2016 tentoi të bënte një grusht shteti, është shtrirë edhe në Shqipëri.

Sipas tij, anëtaret e kësaj organizate terratise, i kanë duart e lyer me gjak e kësisoj duhet të marrin dënimin e merituar.

“I qëndrojmë Shqipërisë në ditë të mira dhe ditë të vështira. Do të shohim çfarë do të bëjmë me paketat turistike. Ne për 19 vite ministrinë e turizmit dhe kulturës i kemi në një çati të vetme. Ne nuk do t’i ndajmë ministritë. Nuk është një sinjal kjo për ju. Nëse ju jeni të kënaqur kështu vazhdoni. Inshallah sot do të përurojmë edhe një institucion tjetër, e do t’i vazhdojmë përpjekjet. Inshallah sot do të përurojmë xhaminë e Et’hem Beut. Së bashku me Kullën e Sahatit, xhamia është një nga trashëgimitë kulturore më të rëndësishme të Tiranës. Me mikun tim të vyer Edi Rama, ne rishikuam me detaje marrëdhëniet tona në nivel strategjik.

Shpresoj që mbledhjen e Këshillit ta mbajmë në gjysmën e arë të këtij viti. Në takimet tona ne vlerësuam edhe luftën tonë ndaj organizatave terroriste, kjo organizatë tentoi të bënte një grusht shteti që kishte në shënjestër demokracinë tonë. Kjo strukturë që ka duart e lyer me gjak e bën atë të rrezikshme. Fakti që FETO ndodhet në Shqipëri na trishton shumë. Duhet të merren hapa më të shpejtë ndaj Fetos. Ne diskuam edhe për marrëdhëniet tona ekonomike. Besojmë se në një kohë të shkurtër do e arrijmë objektivin tonë. Po të shtojmë shërbimet e kontraktimit, Turqia është investitori më i madh në Shqipëri. Më shumë se 600 kompanitë tona ofrojnë vende pune. Këto shifra do të rriten akoma dhe më shumë. Duam të zgjerojmë marrëdhëniet.

Urojmë që vendimet që kemi marrë do të jenë të dobishme e po ashtu të gjithë banorët apo qytetarët që do të banojnë në banesat e reja që inauguruam sot, në emrin tim personal i uroj një jetë të gjatë të shëndetshme të gjithë banorëve. Faleminderit shumë!”, tha Erdogan.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.