DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Nga tenderi i Ministrisë së Mbrojtjes, deri te Pasaportat e Edi Rama, kush ishin tetë dosjet që minuan Qeverinë

10:00 - 18.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

18 janar 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë.




Katastrofa –  Gjithë deklaratat dhe premtimet  e pambajtura në një vit. Kriza e dritave, ja 17 mashtrimet

Tetë dosjet që minojnë qeverinë – Viktimat e para antikorrupsion duket se janëq të gjithë mbështetës të kryeministrit actual Ilir Meta dhe njëkohësisht disa nga zyrtarët më të lartë gjatë qeverisjes së tij. Të paktën ky është përfundimi që arrihet lehtë mga vëzhgimi I dosjeve penale të çelura kohët e fundit mga Prokuroria e Përgjithshme.

Tenderat e KESH-it. – 14 janar 2002, urdhërohet fillimi I hetimeve për blerjen e energjisë elektrike gjatë 2001-shit. Dyshohet për shpërdorim fondesh.

Fasadat e ministrive – 14 dhjetor 2001, nisin hetimet për “Kthim në identitet”, Dyshohet për abuzim me fondet publike.

Tatimet e Vlorës- Dhjetor 2001, nis hetimi për drejtorin e Tatimeve të qytetit të Vlorës Anastas Gjipali. Akuzohet për “mitmarrje, korrupsion dhe shpërdorim detyre.”

Tenderi i mbrojtjes – 16 janar 2002, thirret në cilësinë e personit që ka dijeni për tenderin e këpucëve, në vitin 1998, kur ishte Minisatër Mbrojtjeje.

Drejtori I Burgjeve – 14 janar 2002, kryeprokurori Rakipi urdhëron nisjen e hetimeve. Akuzohet për shpërdorim detyre.

Ministria e Financave – 14 janar 2002, kryeprokurori Rakipi urdhëron hapjen e dosjes. Akuzohet për “pemgesë në krijimin e policisë gjyqësore, financiare.”

Tenderi  Pasaportave – 7 janar, Ministri I Shtetit pranë kryeministrit I rekomandon Kontrollit të Lartë të Shtetit që dosjen ta përcjellë në prokurori. Dyshohet për dëm ekonomik në zgjedhjen e firmës.

Revista e Qeverisë – 12 dhjetor 2001, nisin hetimet nga materialet e publikuara në emisionin “Ajsberg”. Dyshohet për shpërdorim fondesh tëq qeverisë.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.