Kronikë

Aksident në Pogradec, makina përplaset me motorin, një i plagosur

16:43 - 19.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident është shënuar në fshatin Vërri të Pogradecit, në Njësinë Administrative Proptisht.




Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije motori me drejtues shtetasin D. L., 29 vjeç është përplasur me makinën tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin S. Gj.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, jemi njoftuar se në fshatin Vërri, Njësia Administrative Proptisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor një motomjet me drejtues shtetasin D. L., rreth 29 vjeç, me mjetin tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin S. Gj.

Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit D. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.