POLITIKË

Bamir Topi flet për raportet me Erdoganin kur ishte president: Nuk është njeri i ftohtë, thyem çdo protokoll në një takim që zgjati 3 orë

21:53 - 19.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-presidenti i vendit, Bamir Topi, duke iu referuar vizitës së fundit të presidentit turk Recep Taip Erdogan ka theksuar se politika shqiptare e ditës të rrijë larg marrëdhënieve të konsoliduara Shqipëri-Turqi.




Topi ka risjellë në vëmendje edhe takimet e tij me presidentin turk duke thënë se nuk është e vërtetë që ai është i ftohtë, madje kujton një drekë me të kur ai ishte kryeministër, që ka zgjatur 3 orë e gjysmë, në këtë mënyrë duke thyer çdo protokoll.

“Presidentin Erdogan unë e kam takuar disa herë kur ishte kryeministër. Mund ta kem takuar rreth 10 herë gjatë vizitave zyrtare të punës. Ka gjetur momentin është shkëputur dhe na ka takuar. Unë kam ndejtur në një dreke të stërgjatur në residencën e kryeministrit në Ankara, dreka dhe çaji pas dreke ka zgjatur rreth 3 orë e 30 minuta. Doli jashtë çdo parashikimi dhe protokolli. Bisedë shumë dashamirëse. Politika e jashtme e Shqipërisë është e sanksionuar nëpërmjet institucioneve, garantohet me Kushtetutën, një gjest dashamirës që vjen në një moment duhet shkëputet nga tjerat. Të mos harrojmë në përmbytjet e Shkodrës në vitin 2010 , unë kam ardhur në kushte të vështira nga Kazakistani, fati e desh që arrita të vij në Shqipëri, dhe në momentin kur askush nga fqinjët nuk ishte përgjigjur për helikopterë, kam pasur bisedë të drejtëpërdrejtë me Presidentin Abdyrragyl. E kam bërë bisedën në drekë, dhe pas 10 orësh erdhën helikopterët me ndihma. Për hir të vërtetës ju bashkangjit dhe Greqia“, tha ai për “Fax News”.

Topi kujton dhe një gjest të veçantë të ish-Presidentit turk, Abdullah Gul, kur e thirri në zyrën e tij dhe në prani të medias firmosi pro Shqipërisë që të bëhet anëtare e NATO-s.

“Absolutisht Turqia mbetet aleat i rëndësishëm, tradicional i Shqipërisë. Gjatë kohës kur isha President kam zhvilluar dy vizita zyrtare dhe disa vizita pune në Turqi. Në të njëjtën kohë ka ardhur në Shqipëri Presidenti Abdullah Gul. Politika e ditës nuk duhet të ngatërrohet absolutisht me një traditë marrëdhëniesh. Nuk ka rëndësi kush është ai person që drejton Turqinë apo Shqipërinë, por është miqësi e konsoliduar mes dy vendeve. Në Turqi jetojnë më shumë shqiptarë se në Shqipëri. Sa herë kemi qenë atje, jemi trajtuar me shumë kujdes. Vizitat kanë qenë gjithmonë shumë miqësore, nuk dua të jap term tjetër që mund të ngatërrojë bisedën. Nuk harroj që Presidenti Abdullah Gul, ka bërë gjest të veçantë, më ka ftuar në zyrën e tij, dhe në prani të medias ka ratifikuar firmën që Turqia mbështet Shqipërinë për t’u bërë anëtar i NATO-s. Patjetër që nuk duhet të ngatërrohet me otomanizmin. Turqia është një shtet modern që ka pozicion gjeostrategjik të jashtëzakonshëm. E kam vizituar për herë të parë Turqinë në vitin 1992. Shikoj që Turqia ka zhvillim të jashtëzakonshëm. Është nëj vend që duhet konsideruar si një shtet në rrugën e modernizimit”, deklaroi Topi.

Sa i takon ndërtimit të shtëpive në Laç apo spitalit të Fierit, të cilat Turqia zhgjodhi që t’i bëjë vetë, Bamir Topi thotë se kjo vjen dhe përshkak se nuk ka besim te menaxhimi i fondeve nga qeveria shqiptare. Ardhja e Erdogan në datë 17 janar, që shënon vdekjen e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mund të jetë rastësi thotë Topi. Por ai ka një kritikë për Ramën, i cili nuk i kushtoi as një status në rrjetet sociale mëngjesin e 17 janarit, heroit tonë kombëtar. “Së pari ata nuk kanë shumë besim te dorëzimi i fodeve në një qeveri që është deklaruar dhe ata kanë informacione që fondet e veta i bën rrush e kumbulla. Nuk ka seriozitet në administrimin e fondeve. Egziston që ka një rezervë për t’ja deleguar. E dyta, janë shumë seriozë. Ju e keni parë dhe estetikisht. Ne jemi larg dhe nga administrimi i fondeve dhe estetikisht. Uroj të mos jenë këto arsye. 17 janari? Mund të ketë qenë rastësi. Supozojmë se Presidenti turk të ketë caktuar datën 17. Nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë duhet të gjejë seriozitetin që dita e tij të fillojë me një nderim të 17 janarit 1468. Dil bëj një deklaratë, një status. Ne i ngatërrojmë vetë punët. Kryeministri shkon te Presidenti, ndërsa kryetari i shtetit shkon te memoriali i Skënderbeut. Ne në radhë të parë duhet të respektojmë historinë tonë. Bëj një status dhe pastaj gjithë kohën merru me vizitën. Kjo na jep të drejtë t’i rikthehemi asaj që kemi thënë më parë, kemi qeveri por një kryeministër”, përfundoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.