Kryesore

Jeta e re si terapiste çiftesh në Vjenë/ Shfaqet Valbona Hoxha, mbesa e ish-diktatorit (Fotot)

09:40 - 19.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse ka zgjedhur të ruaj një profil të ulët në media, Valbona Hoxha, mbesa e ish-diktatorit, Enver Hoxha mbetet një personazh që tërheq vëmendjen. Ndonëse kurrë nuk ka pranuar të jap intervista, apo të jetë ‘bujare’ me fotot e saj nga familja, detaje nga jeta private shpesh janë bërë publike.




E konsideruar si një ndër femrat më të bukura të Tiranës, Valbona prej vitesh jeton së bashku me familjen e saj larg vendit tonë. Konkretisht e vendosur në Vjenë, ajo punon si psikoterapiste kryesisht për çifte. Në kohën kur mbesa e ish-diktatorit u shkëput nga Shqipëria, në media u përfol edhe për ndarjen e saj nga bashkëshorti, avokati i mirënjohur Genc Boga.

Në atë Kohë Valbona u nis për në Vjenë vetëm me dy fëmijët e saj, pa bashëkshortin, duke sjellë edhe lajmet për një divorc të një prej çifteve më të komentuara në vendin tonë.  Në rrjetet e saj sociale, ajo ruan privatësinë e familjes, duke mos publikuar asnjë foto familjare. Më së shumti Instagrami saj fokusohet tek puna si psikoterapiste. Ajo që vihet re është ngjashmëria e madhe që ajo ka me të ëmën, Liljanën, nusen e vogël të familjes Hoxha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.