AKTUALITET

Letra/ Kryeministri i Malit të Zi hakmerret ndaj Dritan Abazoviç, i kërkon Kuvendit shkarkimin e tij

21:08 - 19.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić ka njoftuar se i ka dorëzuar Kuvendit një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm Dritan Abazovic.




Në vend të Abazovic, ai ka propozuar ministrin e Financave Milojko Spajic për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi.

“Sot kam dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për shkarkimin e Dritan Abazovicit dhe propozova Ministrin e Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajic për zëvendëskryeministër të ri të Malit të Zi. Europa tani! Për një Mal të Zi të shëndetshëm! ”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kujtojmë se Abazovic ka ndërmarr një iniciative për krijimin e një qeverie të re të pakicës në këtë shtet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.