POLITIKË

Meta flet për krisjen brenda PD: Opozita nuk është as në seli, as në Kuvend. Zgjidhja është vota

22:37 - 19.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka ofruar një këshillë për të zgjidhur krizën brenda selisë blu duke thënë se Partia Demokratike le t’i drejtohet Partive Popullore Evropiane.Në një intervistë për emisionin ‘Opinion’ Meta ka theksuar se PD zgjidhjen e ka aty për t’iu drejtuar PPE-së dhe të shkojë te vota.




Ilir Meta: Opozita nuk është as në seli dhe as në Kuvend.  Ne e dimë që opozita na ka munguar në Kuvend. Opozita është populli, qytetarët që duan të shprehin shqetësimin e tyre.  Unë nuk e përcaktoj dot se kush është opozita. Unë për PD kam vetëm një këshillë apo pyetje a jeni ju PD anëtare e PPE atëherë ju e dashur PD me merita të jashtëzakonshme që keni kontribuar për pluralizmin dhe që jeni anëtar të PPE, kërkojuni një mision të PPE, të vijë PPE dhe të shikojë se çfarë ka ndodhur në kongresin pas zgjedhjeve. Po të duam zgjidhjen ua jap unë. Zgjidhja është vota. Nuk ka kongres më të thjeshtë se ai i PD-së, ata që kanë votuar në qershor kur u zgjodh z. Basha, ata të shprehen sërish.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.