Show-Bizz

Nuk do ta njihni, ja si Bora Zemani 17 vjeçe kur prezantohej në “Top Channel”

23:34 - 19.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ed Manushi dhe Oriela Nebiaj ishin sonte të ftuar në “Goca dhe Gra”, për të folur për “Ëndërrtjerrësit”, emisionin më të ri që nis këtë të diel.




Dy moderatorët do të presin në shtëpi dhjetëra personazhe të ekranit, që punën e kanë nisur pikërisht në “Top Channel”. Figura të njohura, por edhe ata që qëndrojnë pas kamerave, do të rrëfehen për 20 vitet e televizionit më të madh në vend, që përmes lajmeve e programeve, ka folur për të gjithë, me gjuhën e së vërtetës dhe ngjyrat e argëtimit.

Në “Goca dhe Gra”, Manushi kishte ardhur i përgatitur. Ai zbuloi disa nga momentet kur moderatoret e emisionit, Dalina, Rita, Armina dhe Fatma kanë qenë pjesë e emisioneve të ndryshme të Top Channel pata shumë vitesh.

Më pas, ai tregoi një video të Bora Zemanit, kur ka qenë velinë e emisionit “Fiks Fare”, që ndoshta pak e dinë. Bora, në video prezantohet si vajza 17-vjeçare, që ka shumë qejf të jetë në ekran.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.