SPORT

Përdhunuan vajzën shqiptare në grup, Robinjo dënohet 9 vite

18:47 - 19.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Futbollisti brazilian Robinjo ka prekur fundin. Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Milan u përball në gjykatën e shkallës së tretë, për shkak të përdhunimit të një vajze shqiptare. Gjykata mori vendimin përfundimtar për brazilianin.

Ai së bashku me shokun e tij Ricardon janë dënuar me nëntë vite burg. Ngjarja daton që në vitin 2013. Avokatët e lojtarit e kundërshtuan këtë fakt dhe paraqitën një apelim, por që u refuzua.

Robinjo aktualisht është pa kontratë që nga viti 2020, ku ndërpreu bashkëpunimin me Santos vetëm 6 ditë pas firmës. Arsyeja ishte kjo situatë. Tashmë autoritetet braziliane duhet të ekstradojnë sulmuesin drejt Italisë, ku duhet të kryejë dënimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.