

Presidenti i vendit Ilir Meta deklaroi se datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në vend mund të jenë 27 shkurti ose më 6 marsi. Lajmin e bëri me dije gjatë një interviste për emisionin “Opinion”, ku deklaroi se nëse do ta dekretojë datën e zgjedhjeve sot, do të jetë 27 shkurti dhe nëse do ta bëjë nesër, do të jetë 6 marsi.
Më tej në intervistë Meta theksoi se data do të jetë 6 marsi.
“Në rast se do të më duhet të dekretojë pas emisionit me ju, më duhet të dekretoj 27 shkurtin. Në rast se do të më duhet të shprehem nesër, do të dekretoj 6 marsin. Normale si shenja Dash, unë anoj nga marsi”, tha Meta.
Shfaq Komentet (0)