Kronikë

Procedohen penalisht disa prej banorëve të “5 Majit”, kundërshtuan efektivët gjatë shembjes së shtëpive

22:00 - 19.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka shoqëruar disa prej banorëve të “5 Majit”, të cilët kundërshtuan efektivët gjatë shembjes së shtëpive të tyre ditën e sotme.




Në njoftimin e saj, policia e Tiranës bën të ditur se kanë proceduar penalisht 4 banorë, konkretisht,  E. M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”; K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i plotë:

Gjatë zbatimit të VKM me Nr. 533, të nisur mëngjesin e sotëm për prishjen e disa objekteve në zonën e “5 Majit”, një grup banorësh kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit:

 

– E. M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

– K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Këta shtetas në rrugën “5 Maji” kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.