Kosova

Regjistrohen mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe asnjë viktimë në 24 orë

15:20 - 19.01.22 gsh
GSH APP Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.



MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371. Në total numri i rasteve aktive është 7.266.

lg.php.gifNë 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës. Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

lg.php.gif

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.