POLITIKË

Sali Berisha do të garojë me kandidatët e tij në 6 bashki! Shpall primaret në parti

22:31 - 19.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të mbahen në vend. Përmes një komunikate zyrtare, Komisioni i Rithemelimit thekson se do të jetë pjesë e zgjedhjeve për tu ofruar shqiptarëve mundësinë për tu përfaqësuar në qeverisjen vendore me kapacitetet më të mira të vendit. Komisioni bën me dije se nga dita e nesërme do të nis procesi i primareve për të përzgjedhur kandidaturat në secilën bashki.




 

Deklarate- Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD

Duke ndjekur situaten politike per zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Perkoshem i Rithemelimit te Partise Demokratike deklaron se do te jete pjese e ketyre zgjedhjeve per tu dhene Shqiptareve mundesine per tu perfaqesuar ne qeverisjen vendore me kapacitetet me te mira te vendit.

Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit te primareve brenda PD per perzgjedhjen e kandidaturave me te mira per secilen nga bashkite ne gare.

Nga sot, ne te gjitha bashkite ku do te hapet gara Partia Demokratike fillon punen  per evidentimin e kandidateve. Procesi i perzgjedhjes do te finalizohet me date 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”.

Ne perputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund te evidentohen: Me vetepropozim;

 

Propozim nga anetaresia;

Propozim nga organet qendrore te PDSH.

Kandidatet duhet te jene personalitete me autoritet te larte politik profesional dhe shoqeror.

Dokumentacioni i nevojshem duhet te paraqitet prane Komisionit te Perkohshem te Rithemelimit te PD dhe duhet te permbaje CV profesionale dhe politike te kandidateve si dhe formularin e vetedeklarimit per pastertine e figures se kanditatit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.