SPORT

Taulant Seferi : Është bukur kur martohesh i ri, kam gjetur një vajzë shqiptare

23:53 - 19.01.22 gsh
GSH APP Get it on Google Play

Taulant Seferi është gati t’i japë fund beqarisë dhe mendon se ka gjetur edhe personin me të cilin shpreson të ndajë jetën. Sulmuesi i Tiranës dhe përfaqësueses shqiptare ka treguar në emisionin “Ditë pas Dite” se ndonëse vetëm 25-vjeçar, po mendon të krijojë familje.



“Unë kam edhe shokë që janë të martuar e kanë fëmijë dhe sa herë kur flas, thonë se është gjëja më e bukur kur je i martuar dhe të kesh familje kur je më i ri se je stabël, i mbledhur. Nuk je shumë i shpërndarë. E kam gjetur një vajzë shqiptare, por asgjë nuk është e sigurt se është ende herët. Por shpresoj të na shkojë mirë”, u shpreh futbollisti i bardhebluve.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.