BOTA

Ukrainë/ Del informacioni i Ministrisë së Mbrojtjes: Rusia mund të na sulmojë në çdo moment, po përpiqet të ndajë dhe dobësojë Bashkimin Evropian dhe NATO-n

19:54 - 19.01.22 gsh
GSH APP Get it on Google Play

 



Ukraina ka ngritur alarmin se Rusia ka gati forcat në kufirin e saj për ta sulmuar atë në çdo kohë . Sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës Rusia tani ka vendosur më shumë se 127,000 trupa në gatishmëri, të cilat mund të përdoren për të sulmuar Ukrainën.rusia“Forca e plotë e grupit tokësor RF AF (Forcat e Armatosura të Federatës Ruse) në drejtim të Ukrainës është mbi 106,000.  Së bashku me komponentin e detit dhe ajrit, numri i përgjithshëm i personelit është mbi 127,000 ushtarakë,” thuhet në vlerësimin e inteligjencës ushtarake ukrainase, transmeton CNN.

Ukraina beson se Rusia “po përpiqet të ndajë dhe dobësojë Bashkimin Evropian dhe NATO-n”.

Veprimet e Rusisë synojnë gjithashtu kufizimin e aftësive të Shteteve të Bashkuara, thuhet në vlerësim, “për të garantuar sigurinë në kontinentin evropian”.

Vlerësimi vjen pasi të tre raundet e bisedimeve diplomatike midis Rusisë dhe Perëndimit që synonin uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e krizës nuk arritën të jepnin asnjë rezultat deri më tani.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.