AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme/ “Mund të bëjmë koalicion me një nga pjesët e PD-së”, Agron Duka: Kemi një sinjal nga Berisha

18:48 - 19.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të mbahen së shpejti kanë intensifikuar lëvizjet në politikë. Ajo që shihet me më shumë kureshtje e padurim është opozita për shkak të krizës në PD dhe më kryesorja për shkak të bojkotit të 2019 që bëri që maxhoranca të marrë pothuajse gjithë bashkitë.




Deri tani, PD dhe Berisha pritet të dalin me emra të veçantë, por nuk dihet se kë do të zgjedhin aleatët. Së fundi, kryetari i PAA-së, Agron Duka ka deklaruar se ai ka marrë sinjale nga vetë Berisha për të bashkëpunuar në terren për zgjedhjet, por nuk ka pasur ftesë nga Basha.

Ai tha se mundësitë janë të ndryshme dhe po shqyrtohen.

“Ne do marrim mendimin e bashkëpunëtorëve dhe kam lënë një takim, mundësitë janë të ndryshme, kemi një sinjal nga grupi i Berishës, nga vetë ai për një farë bashkëpunimi që të nxjerrim kandidaturë të një koalicioni, deri këtu jemi, nga Basha nuk kemi asnjë ftesë, megjithëse koha është shumë e kufizuar, mundësitë janë të ndryshme, mund të marrim vendim për të përkrahur një kandidaturë pavarësisht se kujt kandidature i takon, nga 2 kandidatura mendojmë se është më i mirë me një vlerësim sipas perceptimit tonë, apo njerëzve në terren. Mund të bëjmë koalicion me një nga pjesët e PD-së, ose të jemi indiferentë, por s’do preferoja të ishim indiferentë, se në fund të ditës në politikë jemi, mund të dalim, unë e kam një ide të tillë që ne të dalim me kandidatë me sigël të PAA, duke qenë se kemi 6 vjet duke marrë përsipër këtë projekt, nëse e shohim veten të aftë të marrim vota në 6 bashki ose disa prej tyre, mund të dalim, edhe për betejë elektorale…”, tha Duka.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.