DOSSIER

A është kjo firma origjinale e Skënderbeut? Artan Shkreli bën zbulimin e rrallë, letra për dukën e Milanos

11:29 - 20.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artan Shkreli, ndonëse funksionar shtetëror, e mban gjallë pasionin për historinë, dhe herë pas here përfshihet apo inicion diskutime akademike, sidomos në rrjetet sociale. Ditën e djeshme, që ishte dhe data e vdekjes së heroit tonë kombëtar, ai e ka nderuar duke publikuar në Facebook firmën origjinale të Gjergj Kastriotit, alias Skënderbeut. Më saktë, emrin e mbiemrin të shkruar prej dorës së tij: Georgius Castriotus (ats!!!) Scanderbego. Pjesa në kllapa lexohet si “ats”, por nuk kuptohet mirë se çfarë mund të jetë.




 

Shkreli pretendon se i gjithë ky imazh grafematik e ka burimin te dora e Skënderbeut. Ai thotë më tej gjatë bashkëbisedimit me miqtë e tij të Facebook-ut se ka në dorë edhe tekstin e një shkrese të përpiluar nga kanceleria e Skënderbeut, në fund të së cilës është firma në fjalë e heroit, ose më saktë, çfarë Shkreli quan si firma e tij. “Do ta vë edhe tekstin në dispozicion” i drejtohet Shkreli dikujt që ishte keqkuptuar me një dokument të dytë të publikuar nga dikush tjetër, që pretendonte se edhe teksti ishte i shkruar nga dora e Skënderbeut, me një kaligrafi të përsosur, si ajo e murgjëve të mesjetës që përkthenin e transliteronin libra, dokumenta e materiale të tjera të shekujve të shkuar. Njëri prej diskutantëve e vuri në dukje këtë fakt, dhe hodhi dyshime mbi autenticitetin e firmës, por Shkreli u shpreh se ai vetë nuk ishte kaligrafist, e megjithatë “firma e mësipërme mbahet e tij, në një akt kancelaresk të shkruar jo nga dora e tij. Gjthësesi, nuk duhet harruar fakti se Kastrioti qe mjaft i shkolluar për kohën dhe në më shumë se një rast kishte habitur të tjerët me italishten e tij të përkryer”

Sipas tij, kjo firmë i përket një letre dërguar Francesco Sforza-s, themeluesit të dinastisë së Sforza-ve në dukatin e Milanos, i cili ka jetuar e sunduar në të njëjtën periudhë me atë të Skënderbeut. Teksa e ka publikuar, Shkreli ka shkruar se kjo është firma origjinale e Gjeç Kastriotit – sikurse thirrej nga arbërit – sipas humanistit Frangu i Bardhë. Marre nga Babel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.