Kryesore

Bashkitë e 6 Marsit/ Opozita në kurthin e përçarjes, PS gjen menjëherë kandidatët

16:52 - 21.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me një shpejtësi të pazakontë për jetën politike në Shqipëri, Partia Socialiste ka gati emrat e kandidatëve për zgjedhjet në bashkitë e mbetura pa kryetar.




Pas mbledhjes së Kryesisë së PS ditën e enjte, kandidatët e propozuar janë aty dhe partia në pushtet nuk ka humbur kohë. Në Durrës, propozimi është për të rikandiduar Emirjana Sakon. Në Shkodër, Majlinda Angoni e cila mban edhe postin e prefektes. Në Rrogozhinë pritet të hyjë në garë kryetari aktual në detyrë, Edison Memolla. Ndërkohë në Vorë, kandidimi pritet t’i besohet Mersin Muratit. Në Lushnjë përflitet emri i Eriselda Sefës, që është aktualisht kryetare e komanduar. Ndërkohë mbetet ende në pikëpyetje emri i kandidatit të Dibrës, për Kryesinë e Partisë Socialiste që do të mblidhet në fillim të javës tjetër.

Por si është situata në kampin e opozitës? Përplasja Basha-Berisha ka provokuar një kaos të paprecedentë në selinë blu. Në njërën anë, pritet që Lulzim Basha të shpallë kandidatët e tij, në anën tjetër Komisioni i Rithemelimit ka paralajmëruar se do të hyjë në zgjedhje dhe se ka të drejtën të regjistrojë kandidatët e tij në KQZ.

“Kam bindjen se PD do të prezantohet me kandidatët me të mirë të mundshëm. Më përfaqësues, me integritetin më të lartë, krahas atyre që kishte qeveria që kanë lënë 6 vende bosh.”, tha Jorida Tabaku ditën e enjte, duke paralajmëruar futjen në garë të Partisë Demokratike.
Në anën tjetër, anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso paralajmëroi një proces zgjedhor për votimin e kandidatëve që do të përfaqësojnë grupimin e Berishës.

Komisioni i Rithemelimit është organi më i lartë drejtues i PD. Degët e PD i janë nënshtruar kësaj logjike dhe janë duke marrë të gjitha masat përkatëse në bazë të urdhrave të rrepta statutore që të bëjnë evidentimin e kandidaturave dhe pasi të kemi një kandidaturë fituese nga procesi i primareve të jeni të sigurt që kjo kandidaturë do të përfaqësojë vullnetin e demokratëve në zgjedhjet e pjesshme”, tha Ivi Kaso.

Se kush grupim do ta fitojë logon e Partisë Demokratike, këtë do ta vendosë gjykata, por ç’ka duket e sigurtë, është preferenca e LSI-së.
Me përcaktimin që i bëri Basha Metës, si pjesë e trekendëshit të Bermudeve, është e qartë se dobësia për Sali Berishën është amplifikuar.
LSI pritet të dalë me kandidatët e saj në 6 bashki, megjithëse ende është e paqartë, nëse do të ketë një bashkëpunim me Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike apo jo.

Në pikëpyetje janë edhe preferencat e aleatëve tradicionale të PD-së.

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha në një intervistë televizive se nuk ka ende një ftesë nga Basha dhe në momentin që do të ketë një diskutim dy palësh do të bëjë publik qëndrimin e tij. Dashamir Shehi i LZHK-së propozon një komision për të zgjedhur një kandidat të vetëm për çdo bashki, ndërsa Duka i agrarëve ende nuk e ka takuar Lulzim Bashën.
6 Marsi e gjen opozitën shqiptare në ditën e saj më të keqe. Ende pa nisur gara, të gjithë janë dakort se procesi për të zgjedhur 6 kryetarë bashkish, më shumë se përballja me Ramën, do të vlejë për të qartësuar ujërat brenda Partisë Demokratike.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Lajm kot.Dihet se PS ka nje kacagjel ne krye.Per tre minuta i vendos 6kandidat bashkije ,si po i doni ju ,te bardhe,te kuq,te zi,te verdhe.PD-ja e ka te veshtire se ka dy kacagjela ne nje kotecPo tha njeri e dua te bardhe,tjetri e sulmon per racizem!?

    Përgjigju ↓