Kryesore

“Drejtësi e munguar”/ Si iu përgjigj Rama kritikëve për 21 janarin

11:55 - 21.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

11 vjet më pas, drejtësia për 21 Janarin nuk është aty ku u premtua. Për familjarët e katër të vrarëve sot u shpërndanë karafila në ambjentet e kryeministrisë. Kryeministri Rama nderoi bashkë me ta në bulevard, në një ceremoni ku mungoi fjala. Gjithsesi që në orët e para të mëngjesit, kreu i qeverisë u shpreh optimist për ato që i quajti “shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re”.




“MIRËMËNGJES dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi” ishte mesazhi i kryeministrit i shoqëruar me një foto të karafilave dhe një buzëqeshje.

Por në rrjetet sociale, komentuesit kanë kujtuar se premtimin për vënien para drejtësisë të autorëve të vrasjeve. “Zemra e asaj nene nuk gjen qetesi pa u vendosur drejtesia per ta . Kaq i pa fuqishem jeni te vendosni drejtesin per ta 2 do hidherosh por shum te tier do besh te besojn se ky vend po behet” shkruan njëri prej tyre në profilin e kryeministrit.

“Të pa harruar qoftë emri i tyre.Shumë po vonon drejtësia me ndëshku kriminelët vrasësit.Zoti mortë hak” shprehet një tjetër.

Kreu i qeverisë nuk i është shmangur shpotive dhe kritikave në rrjetet sociale.

“Po Naltmadhni po , por jeni aq bashkfajtor sa eshte dhe Berisha me Lulin ne kete ngjarje qe mos të permendim ate Mr.korrupsionin “Meten” , i derguat njerzit si cjapi tek kasapi dhe tani derdhni lot krokodili. Ate qe ju bashke i keni bere Shqiperise per 30 vjet nuk ja ka bere Enveri per 50 vjet …” i ka shkruar Erjon Xhafa. Kmenti nuk u anashkalua nga kryeministri.

“Erjon Xhafa jo jo, ky eshte nje kendveshtrim krejt arbitrar dhe pa lidhje me realitetin, perpos edhe me nje gjuhe qe nga pikepamja etike le shume per te deshiruar, njesoj si te ngaterrosh vajin me uthullen, ndersa per Enverin e per keto 30 vjet nuk ke c’i thua atyre qe nuk e kane idene as se c’ishte enverizmi as se c’eshte shtendertimi dhe mire s’e ka idene, po as nuk duan te mesojne, perkundrazi, japin edhe mend!” iu përgjigj Rama.

Një tjetër i ka kujtuar se si ndjehen qytetarët e thjeshtë, kur vetë kryeministri thotë se është i pafuqishëm për të bërë drejtësi.

“kur thua ti qe do bejme drejresi qe je ne krye te shtetit kur ndihesh ti i paguqishem perball kesaj gjendje po ne njerzit e thjeshte qe cdo dite e ndjejme kete padrejtesi ne cdo hap qe hedhim ????..po te ishe ti i vendosur jo vetem qe kjo drejtesi do ishte bere me kohe ..po dhe shume gjera te tjera….” ka qenë komenti i Fredi Myzeqarit.

Kreyeministri i ka kërkuar durim, duke i kujtuar se drejtësinë nuk e bën më partia apo qeveria si në sistemin e 1945.

“Fredi Myzeqari ne vitin 1990 kemi zgjedhur nje sistem demokratik, dmth nuk kemi me sistemin e 1945-es ku drejtesine e bente partia dhe qeveria, keshtu qe na duhet pune e durim per te ndertuar nje drejtesi te drejte e te pavarur, prandaj e beme edhe Reformen ne Drejtesi, qe po te ishte bere ne vitet 90 sot nuk do kishim keto halle!” ishte përgjigjia e tij në rrjetet sociale.

Hetimet për 21 Janarin

Socialistët vazhdojnë të ngulmojnë për të bërë drejtësi për 21 Janarin. Një vit më parë prokuroria e Tiranës rifilloi hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve që u vra më 21 janar 2011 në sheshin para Kryeministrisë. Përveç vrasjes së Nikës, prokuroria është duke hetuar edhe plagosjen e dy protestuesve. Hetimi për vrasjen e Aleks Nikës u pezullua disa vite më parë dhe kurrë nuk u provua se me çfarë arme u qëllua dhe kush e vrau atë. Me rinisjen e hetimit pritet që prokuroria të kërkojë riekspertim për armët që shtinë mbi Nikën dhe protestuesit e tjerë. Hetimet rinisën pas kërkesës së Policisë, që kërkonte ekzaminimin e predhës që vrau Aleks Nika në Bashkimin Evropian.

Çfarë ndodhi në 21 janar të 2011

Protesta e opozitës së drejtuar nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u përmbyll me vrasjen e 4 protestuesve. Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda u qëlluan nga Garda e Republikës, ndërsa ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo u dënuan me 1 dhe 3 vite e pak muaj burg. Partia Socialiste akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha si urdhërues. Berisha e quan 21 janarin si një tentativë për grusht shteti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.