BOTA

Gjermania kërkon 400,000 punëtorë të kualifikuar nga jashtë çdo vit. Paga minimale shkon 12 euro në orë

14:55 - 21.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përgatiti Genc Çaushi 




Qeveria e re e gjermane dëshiron të tërheqë 400,000 punëtorë të kualifikuar nga jashtë çdo vit për të perballuar si një çekuilibër demografik ashtu edhe mungesën e fuqisë punëtore në sektorë kyç pasi rrezikohet të minojnë rimëkëmbjen e vendit nga pandemia e koronavirusit.

“Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është bërë aq serioze deri tani sa po ngadalëson në mënyrë dramatike ekonominë tonë,” tha Christian Duerr, kreu parlamentar i Demokratëve të Lirë (FDP) pjesë e bashkëqeverisjes. “Ne mund ta marrim nën kontroll problemin e një fuqie punëtore të plakur vetëm me një politikë moderne emigracioni.Ne duhet të arrijmë pikën e 400,000 punëtorëve të kualifikuar nga jashtë sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi Duerr.

Socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz, FDP libertariane e Duerr-it dhe të Gjelbrit ambientalist ranë dakord si koalicion mbi masat qe duhet te merren në lidhje me punëtoret e kualifikuar nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe ngritjen e pagës minimale kombëtare në 12 euro (13,60 dollarë) në orë për ta bërë punësimin ne Gjermani sa më tërheqëse.

Instituti Ekonomik Gjerman vlerëson se forca e punës do të tkurret me më shumë se 300,000 njerëz këtë vit pasi ka më shumë punëtorë të moshuar që dalin në pension sesa të rinj që hyjnë në tregun e punës.

Ky hendek pritet të zgjerohet në më shumë se 650,000 persona në vitin 2029, duke lënë një mungesë të akumuluar të njerëzve në moshë pune në vitin 2030 prej rreth 5 milionë. Numri i gjermanëve të punësuar u rrit në afro 45 milionë vitin e kaluar, pavarësisht nga pandemia e koronavirusit. Pas dekadave te shoqeruara me niveleve të ulëta të lindjeve, migrimit të pabarabartë dhe një forcë punëtore në tkurrje perben një bombë demografike me sahat për sistemin publik të pensioneve të Gjermanisë, në të cilin më pak punonjës perballen me detyrën e financimit të pensioneve të një mase në rritje pensionistësh përshkak te rritjes se jetëgjatësise se tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.