AKTUALITET

IKMT i shembi shtëpinë te ‘5 Maji’, e moshuara: As serbi në Kosovë s’ka bërë këtë gjë!

12:54 - 21.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

78-vjeçarja Liza Marku, banesa e së cilës u prish nga IKMT në kuadër të procesit të Rindërtimit te ‘5 Maji’ ka dalë sërish sot para mediave, ku ka thënë se nuk e kanë lejuar që të marrë sendet personale dhe ilaçet që përdor për sëmundjen.




Ajo u shpreh se nuk ka ndërmend të largohet nga banesa e saj, edhe pse e rrënuar tërësisht, pasi nuk ka para të përballojë qiratë e larta në Tiranë. Marku kërkon nga shteti që t’i rikthehet shtëpia që kishte.

“Jam 78-vjeçe, quhem Liza Marku. Kam jetuar jashtë. E kishin lënë në 10 me na e prish, kanë ardhur në 7 e 30. Ata kanë hyrë në kabinë, kanë fikur dritat. Me ne u sollën sikur jemi diversantë. kërkova rrobat personale për t’i marrë, nuk më lejuan. Turpi më i madh është të merren me një plakë, duke më kap për leckash 4-5 policë. As Serbi në Kosovë s’ka bërë si kanë bërë ata atë ditë. Unë i thash që hajde bëjmë kontratë, po jo ta prishin e të thonë ik ku të duash. Kam shkuar në Bashki për të folur, s’jam pranuar. Nuk kemi ku të shkojmë. S’më kanë lënë me marr ilaçet e mia. Qiraja është 300-400 mijë, ku të gjej lekë, sepse unë 100 mijë marr qira. Unë këtu do të jetoj, edhe nëse temperaturat janë të ulëta. S’kemi ’u të shkojmë. Po luftojmë me jetën. Unë dua të kem shtëpinë time, ashtu siç e kam pasur, metër për metër, cëntim për cëmtim. S’kam ku të shkoj. Më vjen zor të shkoj diku”, tha e moshuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.