Kronikë

Kapet në “shtëpinë e barit” në Angli/ Media britanike: Shqiptarit i kërcënohet familja nga njeriu i rrezikshëm që e “punësoi” të ruante drogën

18:13 - 21.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kapet në “shtëpinë e barit” në Angli/ Media britanike: Shqiptarit i kërcënohet familja nga njeriu i rrezikshëm që e “punësoi” të ruante drogën




Një 39-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga policia britanike, pasi u kap në një fermë kanabisi në Angli, por tani ai kërcënohet me familje nga njeriu i cili e punësoi të ruante drogën. Gjatë bastisjes së fermës së kanabisit, policia gjeti rreth 200 bimë të tilla me një vlerë prej 48,000 paundësh.

Shtëpia e barit ruhej nga shqiptari Agostin Deda i cili jetonte ilegalisht në Britani dhe ishte i zhytur në borxhe. Ai kishte emigruar drejt Britanisë së Madhe ashtu si shumë të tjerë duke u fshehur në anën e pasme të një kamioni, para se të rekrutohej për të punuar si kopshtar në fermën e kanabisit në Hull të Anglisë.

Deda është kërcënuar me familjen e tij në rast se do të largohej nga ambientet e fermës, teksa dy persona “të rrezikshëm” i erdhën teksa ai ishte në gjumë, shkruan “Hulldailymail”.
Kjo është dëshmia që ka dhënë vetë Deda për gjykatën angleze. 39-vjeçari fillimisht mohoi se merrej vetë me kanabisin, por më pas pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e kanabisit. Për të hyrë me kamion në Britaninë e Madhe, Deda kishte paguar 22,000 paund


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.