AKTUALITET

Këngë për Erdogan , Guri Rrokaj: I befasuar nga pritja që i bënë Ramës në Turqi

08:27 - 21.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Guri Rrokaj,  këngëtari i muzikës polifonike,  ka krijuar një këngë për Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, që e ka rikthyer në qendër të vëmendjes, pas vizitës së tij në Tiranë. Rrokaj rrëfeu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se nga u frymëzua për këtë këngë.




Pjesë nga biseda: 

Guri Rrokaj: Vargjet, nuk pretendoj se jam shkrimtar, por jam krijues dhe tek poeti popullor, kam realizuar edhe tre libra. I fundit, me 250 këngë.

Ylli Rakipi: Si erdhi kjo këngë për Erdoganin?

Guri Rrokaj: Unë shihja televizor, shumë herë e mbaja edhe te ju, se më pëlqente. Shoh unë kryeministrin Rama në Turqi, u befasova, një pritje shumë e madhe. Kur pashë aty, kontrollova logjikën dhe më vajti mendja te 39 vezirë që ka prodhuar Shqipëria për Turqinë.

Ylli Rakipi: Gjithë ky krijim, që ke hedhur shpirtin aty, ky Edi Rama pse nuk e lejoi që të shfaqej në kohën kur erdhi Erdogani këtu?

Guri Rrokaj: Më shumë se e njihni ju gazetarët Edi Ramën, unë nuk hyj në punët e atij. Ne na ftoi ambasada turke, por u çakordua axhenda. Përshëndeti me bori nga makina, unë me grupin këndova nja dy këngë.
Kur tha ai do të bëj spitalin në Fier, unë atë natë krijova këngën. Të gjithë zërat aty janë të mijtë. Unë e realizoj polifoninë vetëm. Ne për këngë kemi lindur, po përse të mos shërbej për marrëdhëniet kulturore me Turqinë?  

Ylli Rakipi: Po për Luli Bashën përshembull, mund të bësh këngë ti?

Guri Rrokaj: Atyre u takon këngë humoristike me bejtje, t’u godasësh pikat që kanë. Por Metën e kam mik, i këndoj tamam. Kurse kryeministrit bëj cfarë të duash, nuk të bën mik ai, është kokë mënjanë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.