BOTA

Kush është kreu i organizatës kriminale, që planifikoi atentatin ndaj Vuçiç? Do e ekzekutonte në shkurt

22:23 - 21.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




“Jeta e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç është e rrezikuar”, kështu ka deklaruar ministri serb Aleksandër Vulin. Ai ka treguar se një grup kriminal i përbërë nga shtetas të vendeve të ndryshme synon të vrasë presidentin e Serbisë.

“Pasi morëm informacionin nga policia e shteti anëtar të BE-së në 14 janar përmes Europolit , Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë u njoftua zyrtarisht përmes informacioneve operative për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminale, i përbërë nga shtetas të vendeve të ndryshme që synon të vrasë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç’, ka njoftuar Vulin.

Sipas tij anëtarët e Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Informacionit të Sigurisë sëbashku me Europol  dhe shërbimin partner nga ku edhe është marrë informacioni, kanë nisur një proces gjithëpërfshirës për të vërtetuar identitetin e të gjithë anëtarëve të kësaj organizate kriminale.

Ministri Vulin gjithashtu ka bërë me dije se në krye të kësaj organizate kriminale është shtetasi malazez Radoje Zvicer, një nga krerët e klanit kriminal të Kavaçit.

“Kryesia e qytetit të Beogradit të Partisë Përparimtare Serbe kërkon nga organet kompetente shtetërore që ta mbrojnë jetën e presidentit Aleksandër Vuçiç, por edhe të reagojnë sa më shpejt ndaj informacioneve në lidhje me përgatitjen e vrasjes së presidentit të Serbisë”.

Ndërkaq, sipas të dhënave të grumbulluara, atentati ndaj presidentit ishte planifikuar të ndodhte në muajin shkurt.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.