Show-Bizz

‘’Mbrëmë piva kafe me Ronaldon’’: Ledjana ironizon Antonelen pas deklaratës së saj shokuese “Më ka ngacmuar Baloteli”

12:57 - 21.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para pak ditësh Antonela Berisha ishte e  ftuar në emisionin “E Diell”  ku rrëfeu disa sekrete pikante në lidhje me jetën e saj private. Ajo tregoi se shpesh e kanë ngacmuar figura të njohura, sidomos politikanët, por kësaj here ajo tregoi për një futbollist me famë botërore. Antonela  tha se ajo ishte  ngacmuar nga futbollisti i njohur  italian Mario Baloteli.




“-Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli. E kam takuar në një lokal në Milano, futi shokë me më ngacmu. Bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kshu. Jo i thashë nuk është tipi im”, tregoi  Antonela.

Kaq mjaftoi që në internet të vërshonin postimet tallëse apo ironizuese që thumbonin Antonelën.

Një video me këtë intervistë ka qarkulluar  edhe në rrjetin social  Tik-Tok, ku ka rënë në sy të  ish-konkurrentes tjetër të “Për’puthen”, Ledjana Prenga. Madje ajo ka  vendosur edhe ta komentojë në mënyrë ironike.

Mbrëmë piva kafe me Ronaldon”,- ka ironizuar Ledjana.

Ledjana e ka shprehu ‘mospëlqimin’ për Antonelën edhe kur ajo ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Ajo ka komentuar në një postim në  Instagram ku pyetej se kush do dëshironte  të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”. “Dihet” ka ironizuar ajo dhe të gjithë kanë menduar se sigurisht e ka për Antonelën.

Në dallim nga shumë ‘’armiqësi’’ që pamë të harroheshin jashtë programit “Për’puthen” Ledjana dhe Antonela vazhdojnë përsëri njësoj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.