POLITIKË

Meta: Mezi pres të lirohem nga kostumi i presidentit, do  rikthehem fuqishëm. Ja batutat me gazetarët

12:42 - 21.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës tha se nuk pret me asnjë interes vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij.

Ai tha mezi pret të lirohet nga posti i Presidentit dhe t’i bashkohet popullit të 2 marsit në beteja të vërteta.




“Nuk kam asnjë interes se çfarë do të vendosi gjykata Kushtetuese për vendimin e Parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit, për të shkarkuar Presidentin e Republikës për një intervistë te Çim Peka. Do të vazhdoj deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe makinat e policisë, sepse mezi po më pret populli i 2 marsit dhe unë mezi po pres t’i jap më të mirën time atij populli të mrekullueshëm. Jini të duruar. Unë do të kthehem te populli i 2 marsit, ata i kanë të gjitha”, tha Meta. Meta tha gjatë zgjedhjeve të prillit se nëse Rama fitonte do e dorëzonte mandatin e Presidentit. I pyetur nga gazetarët rreth kësaj çështje ai tha:

“Nuk ka fituar, ka qenë ndeshje e shitur që pa filluar, e trukuar. S’kam premtim për atë që do të ndodhë më 6 mars, sepse skam marrë pjesë në zgjedhjet e prillit. Në zgjedhjet e para pasi të heq këtë kostum do të më keni në ndeshje të vërteta”.

Ndërkaq, iI pyetur për vendin më të bukur që ka Korça që ka vizituar së fundmi, Meta tha se nuk vendoste sot. Ai zgjodhi të hapte arkivën e celularit duke ndarë foto e video që kishte bërë në atë zonë. Në pamje dukej vendi më dëborë e kafshë të ndryshme që kullosnin,

Pupupu, ç’pyetje më bëre, ja ja ku jma këtu, prit se qenka Dajti, ja Korça. Ja ku jam këtu me dëborë, si ato gratë tek ‘Dimri i fundit’. Ja kafshët. Po normal, blegtoria do bariun që ta ruaj se e ha ujku ndryshe,”- tha Meta. Vetë Presidenti qeshi bashkë me gazetarët. 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.