POLITIKË

“Mos më zër me gojë Berishën e asnjë”/ Motra e Ziver Veizit: Dua drejtësi

11:29 - 21.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Familjarët e Ziver Veizit vazhdojnë të apelojnë për drejtësi.  Në 11- vjetorin e ngjarjes së 21 janarit,  Motra e Ziverit, Trëndafilja, thotë se edhe sot, 11 vite më pas drejtësia nuk është vënë në vend dhe nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes. “Nëse do të ketë ndonjë zhvillim do e merrni vesh ju të parët.




Ne drejtësinë do e kërkojmë derisa të rrojmë. Drejtësinë do e kërkojmë për vëllanë tonë. Nuk dua të ma zësh në gojë Berishën dhe asnjë. Unë kërkoj drejtësi për vëllain tim, e kërkojmë dhe do e gjejmë”, u shpreh motra e Ziver Veizit, Trëndafilja.

Homazhet për Ziver Veizin kanë bërë bashkë familjarë, miq dhe drejtues të pushtetit vendor. Ndërkohë që e bija e Ziver Veizit deklaroi nga Tirana se shpresa për vendosjen e drejtësisë është ajo që i mban gjallë familjarët.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.