AKTUALITET

Ndërprerja e punimeve për xhaminë e Namazgjasë/ A është presion nga Erdogan? Kreu i KMSH për VOA: Nëse s’e mbyllin turqit, ne i kemi forcat ta përfundojmë. Xhamia jo pjesë e pazareve politike

20:23 - 21.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një intervistë të dhënë për VOA, ish-kryetari i KMSH-së, Skënder Bruçaj u shpreh se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka mundësitë që të përfundojë vetë xhaminë e e Namazgjasë, nëse nuk përfundohet nga turqit. Kreu i KMSH-së zbuloi edhe bisedën që kishte bërë në Turqi me homologun e tij. Sipas tij ky objekt duhet të përfundonte brenda dy vitesh.




Pyetje: Punimet për xhaminë e Namazgjasë janë ndërprerë, a është kjo një formë presioni që Ankaraja po ushtron mbi KMSH-në?

Bruçaj: Fillimet e punimeve ishin atëherë kur isha unë në detyrë kryetar i KMSH. Në një vizitë që pata në Turqi, i pata thënë ish-kryetarit të Komunitetit Mysliman të Turqisë që duhet të filloni punimet e xhamisë së Namazgjasë se edhe unë për vete kam kontribuar. Ose më ktheni paratë mbrapsht ose filloni punimet. Dhe janë bërë disa herë thirrje në Turqi. Xhamia e Namazgjasë bëhet jo me fondet e qeverisë turke, por me ndihmesën e vëllezërve myslimanë turq.

Edhe xhamia duhej të mbaronte për dy vjet. Ka 7 vjet që vazhdon dhe nuk mbaron. Besoj se kontrata këtë verë mbaron. Nëse ata nuk e mbarojnë, KMSH i ka forcat për ta mbaruar. Xhamia është një objekt kulti, nuk mund të bëhet pjesë e një pazari politik, e as e një strategjie kombëtare të një shteti të huaj për të rritur influencën e vet. Është një objekt i lutjes së Zotit dhe më vjen keq që është bërë pjesë e këtyre polemikave,” tha ish-kreu i KMSH.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.