Kryesore

Protesta e përgjakshme para kryeministrisë/ Familjarët e 4 viktimave, prej 11 vitesh ende kërkojnë drejtësi

09:08 - 21.01.22 gsh
GSH APP Get it on Google Play

Të kallur në dhe’, por ende shpirtërat e tyre nuk kanë gjetur drejtësi. Ngjan e pabesueshme, por drejtësia ka stopuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur 11 vite më parë,  ku në bulevard  para kryeministrisë mbetën të vrarë 4 protestues të opozitës së asj kohe. Më 21 janar të vitit 2011 humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Partia Socialiste ishte në opozitë, ndërsa Partia Demokratike qeveriste. Protesta ishte e dhunshme, kaotike, në mes të së cilës Garda e Republikës qëlloi me armë zjarri mbi protestuesit. Pas më shumë se një decade, kjo ngjarje e rëndë që tronditi opinionin public ende nuk është zbardhur e plotë, ndërsa vijon të prodhojë debate mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Katër viktimat, janë shpallur “Dëshmorë të Atdheu”’, ndërsa familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Në 11 vjetorin e vrasjes së 4 protestuesve në bulevard përpara Kryeministrisë, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar përgjigje Policisë për veprimet e lëna për të bërë, për ekzaminimin dhe identifikimin e armës që vrau Aleks Nikën. Në maj të 2021 dosja e “21 Janarit” u kthye në polici për veprim, por ende Prokuroria nuk ka marrë një përgjigje. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, që u dënua nga apeli me 1 dhe 3 vjet burg për “vrasje nga pakujdesia” . Një  muaj më parë Basha risolli në vëmëndje këtë ngjarje duke hedhur akuza të drejtëpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Berisha, sa i përket masakrës së 21 janarit 2011. Teksa hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar, Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.



“PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, sic u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vemndosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve. Për këtë të jeni të sigurtë. Ju e patë ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë ne vazhdonim mbledhjen. Ngutet frikacaku dhe ngutja e frikacaktut i ka kushtuar PD-së në 30 vite”, tha Basha.

Në përgjigje ndaj kryedemokratit, Berisha theksoi se më 21 janar 2011 Basha nuk ishte i pranishëm dhe nuk dihej se ku ndodhej. Kreu i PD, asokohe ishte Ministër i Brendshëm.

PROTESTA E PERGJAKSHME

Gjithçka nisi pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyri që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni siç e quante atëherë Partia Socialiste. Ishte ora 14:00, kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus më tej. Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit. Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm. Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh.

Kryeministri Berisha doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti nëpërmjet Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit. Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk u ndal vetëm me akuzat për PS-në, ai sulmoi ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

 

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.