POLITIKË

Studimi i ISP/ Shqiptarët mbështesin ambasadën e SHBA për largimin deputetëve “non grata” nga kuvendi

21:47 - 21.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një studim i fundit i Institutit të Studimeve Politike (ISP) tregon se qytetarët shqiptarë besojnë më shumë tek institucionet ndërkombëtare se sa ato vendore lidhur me dekriminalizimin.




Sa i takon kandidimit të kandidatëve të inkriminuar në zgjedhje, 97 për qind bëjnë përgjegjës partitë politike. Ndërkaq, mbetet i lartë besimi tek ambasada amerikane, ku mbi 60 për qind besojnë se ajo ndikoi pozitivisht në parandalimin e kandidatëve me rekorde penale në zgjedhje.

“Qytetarët besojnë më shumë tek institucionet ndërkombëtare, sesa ato vendore lidhur me jetësimin e dekriminalizimit: 97% bëjnë përgjegjës partitë për kandidatët e inkriminuar, 83% bëjnë përgjegjëse Prokurorinë, 72% bëjnë përgjegjës zgjedhësit, 38% bëjnë përgjegjës KQZ. Mbi 60% besojnë se Ambasada e SHBA ndikoi pozitivisht në parandalimin e kandidatëve me rekorde penale, shifër shumë më e lartë, sesa shoqëria civile (47%) dhe media (50%)”, thuhet në studim.

87 për qind e qytetarëve janë të qartë mbi nevojën e forcimit të legjislacionit mbi dekriminalizimin, duke kërkuar penalizim të partive që ofrojnë kandidatë të tillë.

Lidhur me perspektivën e dekriminalizimit dhe individëve në listën e zezë amerikane, “90% besojnë se prokuroria duhet të ketë rol aktiv në hetimet ndaj politikanëve në listën e zezë dhe të inkriminuar, 84% mendojnë se vetë qytetarët duhet të reagojnë ndaj tyre, 83% mendojnë se KQZ dhe partitë kanë rol specifik në këtë drejtim dhe vetëm 70-77% besojnë se Ambasada e SHBA dhe Delegacioni i BE duhet të kërkojnë largimin e tyre nga parlamenti” thuhet në studim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.