KULTURË

Tre motra sjellin shijen e kuzhinës afgane në Shëngjin

17:01 - 21.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër gra afgane – tre prej të cilave motra, që u evakuan nga Afganistani në Shqipëri pas rënies së Kabulit, janë sipërmarrëset më të reja në sektorin e kulinarisë në Shëngjin, ku ato shprehen se kanë gjetur një mikpritje të ngrohtë.




Mes bizneseve të shumta në Shëngjin ndodhet edhe një restorant i cili menaxhohet nga 4 vajza afgane. Pasi i evakuan nga vendi pas rënies së Kabulit dhe i akomoduan në Shëngjin në shtator të vitit 2020, tre motra afgane nuk qëndruan duarkryq, por ndërmorën nismën dhe ngritën një restoranti në vijën e parë të bregdetit. Biznesin e kanë vënë në funksion prej më shumë se dy muajsh, ndërsa realizimi i diçkaje të tillë nuk ka qenë aspak e lehtë për ta.

“Jemi evakuar ngë Afganistani në muajin shtator të vitit 2020 dhe na sollën e na strehuan këtu në Shëngjin,” kujton Mariam, njëra prej tre motrave sipërmarrëse.“Këtu na pritët mjaft mirë dhe shumë shpejt nisëm të ambientohemi. Me kalimin e javëve menduam të punësohemi apo të hapim vetë një biznes këtu në Shëngjin. U bëmë bashke me motrat dhe një shoqe tonën nga Afganistani dhe gjetëm një ambient në vijen e parë të bregdetit afër resortit ku jemi akomoduar. Takuam pronarin dhe ram dakort që të marrim me qira. Menjëherë nisëm punën dhe e ngritëm lokalin të cilin e tashmë e kemi funksional prej më shumë se dy muajsh,” thotë Mariam, njëra nga menaxheret e lokalit.

Klientët e këtij restoranti janë kryesisht afganë, por nuk mungojnë as vendasit e shqiptarët e Kosovës të cilët e frekuentojnë masivisht Shëngjinin.

“Ne jemi katër vajza që menaxhojnë lokalin, tre jemi motra. Klientët i kemi kryesisht afganë, pasi u mungon ushqimi afgan. Por kemi edhe klientë shqiptarë, nga Kosova, por edhe të huaj. E pëlqejnë ushqimin tonë, sepse janë të lira, kjo na jep zemër të ecim përpara” shton Mariam.

Tek shqiptaret vlerësojnë mikpritjen, çka po ju jep kurojo të ecin në biznesin që kanë ngritur.

“Të gjithë sillen mirë dhe na buzëqeshin, askush nuk është sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj nesh. Restorantet gatuajnë vetëm prodhime deti dhe nuk na ka rënë rasti të provojmë gatimet tradicionale. Në Lezhë kemi provuar brioshin dhe na është dukur interesant,” tha Walwala, menaxherja tjeter e restorantit

Prej fillimit të muajit shtator në zonën turistike të Shëngjinit janë strehuar rreth 2 mijë shtetas afgan, të cilët u larguan nga vendi i tyre pas pushtimit të Kabulit nga militantët talibanë. Refugjatet afganë në Shëngjini janë përshtatur mesë miri dhe shumë shpejt me jetën e re.

Paisal me profesion inxhinier është një tjetër i punësuar në zonën turistike të Shëngjinit. Pasi mësoi sadopak gjuhën, ai është bërë pjesë e një kompanie ndërtimi dhe thotë se ndihet mjaft mirë e komod me punën që i është ofruar.

“Unë kam ardhur në Shëngjin që në muajin tetor. Na kanë pritur shumë mire dhe u ambjentova shumë shpejt. Me kalimin e kohës nisa të mësoj sadopak gjuhën, pasi kisha qëllim që të punësohesha për sa kohë do qëndrojmë në Shëngjin. Jam me prefesion inxhinier dhe prej 1 muaj jam punësuar në një kompani ndërtimi. Jam shumë i kënaqur me punën dhe po i përkushtohem shumë. Kam gjetur bashkëpunim dhe shumë mbështetje tek koleget dhe po ja kaloj shumë mire,” tha Paisal.

Paisal tregon thotë se gjysmen e familjes e ka akoma në Afganistan dhe mendja i rri atje, ndërsa të ardhmen e sheh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dhe në Kanda, siç ju është premtuar.

“Gjysmen e familjes i kam në Afganistan, pasi nuk munden të largohen. Mendjen e kam atje se po kalojnë një situatë të vështire që prej pushtimit nga Talebanët. Çdo ditë jam në kontakt me ta dhe pres që të bashkohemi sa më shpejt. Të ardhmen nuk e shoh në Shqipëri, por sa kohë të jem këtu do mundohem të punoj sadopak. Siç e dini na është premtuar që ta në çojnë në Amerikë apo Kanada dhe jemi në procedura për dokumentat. Çdo ditë po largohen bashkëkombasit tonë këtu nga Shëngjini dhe shpresojmë që dhe ne të ikim deri në pranverë”, shton Paisal

Për mbështetjen dhe integrimin e refugjateve afganë është angazhuar edhe Bashkia e Lezhës. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka zhvilluar takime të vazhdueshme me përfaqësi të tyre dhe në bashkëpunim me organizatat të ndryshme është angazhuar për t’iu ardhur në ndihmë për nevojat që mund të kenë.

“Zhvilluam një takim ditët e fundit me ta dhe shkëmbyem bashkë ide për integrimin në fushat përkatëse sipas formimit të tyre, si dhe ndamë problematika që i shqetësojnë dhe u dakordësuam për komunikim të vazhdueshëm. I falënderoj për integritetin dhe pozitivitetin në nivel të lartë që kanë treguar deri tani, me një qasje dhe sjellje shembullore. Menjëherë kam marrë kontakte OJF-të për të unifikuar marrëdhënien me refugjatët dhe për t’u ardhur në ndihmë bashkërisht. Jemi dakordësuar unanimisht që koordinimin për ndihmat do ta bëjë Bashkia dhe të gjitha OJF-të do të investohen sipas mundësive që kanë”, thotë Ndreu.

Refugjatet Afgan të cilët mbërriten në muajin shtator në Shipëri, janë vendosur  në ambientet e Rafaelo Resort, i cili ndodhet në vijën e parë të plazhit në qendër të Shëngjinit. Resorti mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga policia për të garantuar sigurinë e tyre, ndërsa aty qëndron në gatishmëri përgjatë 24 orëve dhe një personel mjekësor për t’ju ardhur në ndihmë për çdo problem që mund të kenë.

Një pjesë e tyre janë pajisur me vizë Amerikanë apo Kanadeze dhe kanë nisur të largohen nga Shqipëria e të tjere janë në pritje për tu larguar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.