AKTUALITET

U vra barbarisht nga fqinji, flasin të afërm e fqinjë të viktimës në Kuçovë: Autori me probleme, nuk ka familje

11:06 - 21.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas vrasjes makabre të 64-vjeçares, në shtëpinë e familjes Sula në Kozare të Kuçovës janë hapur dyert e mortit. Familjarë e të njohur kanë shkuar për t’i bërë nderimet e fundit Fatime Sulës, që u vra mbrëmjen e kaluar nga fqinji i saj 58-vjeçar Fetah Marra.




Dyshohet, se autori e ka varë gruan për shkak të disa parave që ai ia kishte borxh. Në një prononcim për gazetaren e Eneida Petova, njëri prej familjarëve të saj tha Marra ishte një monstër. Sipas tij, ai ka qenë disa herë i martuar dhe është divorcuar. Ata kanë kërkesë që autori të marrë ndëshkimin maksimal.

“Viktimën e kam nuse xhaxhai. Ai dhe shumë monstra të tjera qarkullojnë buzë lumi. Falenderoj policinë e shtetit që zbardhi në kohë rekord ngjarjen. Ai të marrë ndëshkimin maksimal. Ai është monstër. Autori ka qenë i martuar divorcuar disa herë dhe i kanë ikur gratë. Ne që mbrëmë dhamë dyshimet tona mbi ngjarjen dhe dhamë dyshimet për monstrën”, u shpreh familjari.

Të njohur të familjes Sula, e kanë përshkruar viktimën, Fatime Sula si një grua të mirë e me familje të shëndetshme. Ata deklaruan se nuk e njohin autorin dhe arsyet që e dërguan atë të kryente këtë akt ekstrem.

“Ne jemi komshije, jemi fshatare dhe po shkojmë me respekt. Ajo quhej Fatime Sula. Ka qenë grua e mirë, familjare, me burrë me dy fëmijë të mrekullueshëm. Autorin nuk e njohim. Ai ka 30 vite sistemi që janë prishur, ndoshta është me probleme mendore sepse është pa familje, më shumë nuk dimë”, u shpreh gruaja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.