SPORT

Veliaj takon Memën, kryebashkiaku: Koha që futbolli t’u kthehet idealistëve, jo llumit që shet ndeshje e vjedh fonde

19:03 - 21.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka takuar sot një nga ikonat e futbollit kryeqyetas, Sulejman Memën. Një takim kortezie, por edhe një falënderim për detyrën e tij në këto vite si kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.

“Me mikun e mirë Sulejman Mema që lë stafetën si drejtues i Shoqatës Rajonale të Tiranës pas kaq viteve kontribut idealist në futboll!

Mirënjohje maestro!

Koha që futbolli t’u kthehet idealistëve, jo llumit që shet ndeshje e vjedh fondet e fëmijëve që jep FIFA/UEFA”, shkruante Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale rreth këtij takimi me drejtuesit e Shoqatës Rajonale i cili do të lërë drejtimin e saj pas zgjedhjeve të javëve të ardhshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.