OPINION

Z.Kryeministër lexoni dhe këto këshilla nga unë në lidhje me zotimin tuaj shpresëdhënës për bibliotekat e shkollave

10:10 - 21.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para gati një muaji, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i bashkisë  Tiranë z.Erion Veliaj inspektuan  shkollën dhe kopështin “Lasgush Poradeci” të rindërtuar në Kombinat. Në fjalën e mbajtur, kryeministri  mes të tjerash u shpreh se do të investojë më shumë në fushën e arsimit dhe edukimit  duke ndihmuar brezat e rinj me infrastrukturë suplementare dhe paurimin e biblotekave  me libra të reja për shkollat.  Për fat të mirë pë librat dhe  pasurimin e bibliotekave të shkollave kryeministri  foli në mënyrë spacifike duke paralajmëruar një ndryshim të dukshëm në pasurimin e tyre “Do të bëjmë ndryshim të qenësishëm….do të investojmë në bibloteka prej vërteti, këto që kemi janë rafte shumë modeste, ndërkohë që është e mundur që biblotekat të jenë të pasura dhe të organizuara për të gjithë ato që duan të kenë kontakt me librin.”




Është ky  një premtim  plotësisht i besueshëm që duhet përshendetur dhe inkurajuar shumë  dhe realisht ,sidomos   sot , që libri dhe leximi vuajnë dhumë për shkakun e njëjtë dhe të përbashkët të pandemisë.E  mirëpritur kjo ide e kryeministrit për librin  dhe befasuese për ne studiuesët ,lexuesët dhe sidomos për botuesit dhqiptar.Por nuk e di pse  më lindi  njëherësh   pyetja shumë e sinqert : a  do të çohet vallë  deri në fund ky projekt edukues dhe arsimues  , dhe  a do  të gjejë dote valle mbështetjen nga të gjithë faktorët     administrative dhe menaxhues për tu realizuar?. Natyrshëm që shteti ka dhjetra mekanizma të tjerë, fiskalë apo nxitës, për t’a shpejtuar   dhe për ta vitalizuar akoma më thellë e më mire këtë projekt ide të kryeministrit dhe kryebashkiakut Veliaj. Por duke u shqetsuarar nga përvoja e deritanishme  , kur edhe pse janë  dhënë fonde nga qeveria ky projekt në fund është djegur, me  duhet  e nmdjej të nevojshme  ti kujtojë kryeministrit që ti kërkoj ministrers së arsimit një mekanizëm kontrollues dhe konsultues ,që tu paraprij disa problemeve reale që shoqëron këtë process, sepse mjaft ide, nisma dhe fonde të lëvruara për këtë projekte të veçantë më parë, nuk arritënë dot të kthehen në produkte konkretë dhe të përdorshëme. Pikërisht për shkak të paaftësisë së një pjese të administratës sonë publike.

Nuk do të donim që një vizion i tillë të mos zbatohej

Pranohet njëzëri nga të gjithë se e ardhmja i takon brezit të ri. Mirëpo pak analizohet rrënja nga e cila nis fuqia dhe pritshmëritë që ne kemi për një brez të ri. Një i ri nuk ka asgjë më të rëndësishme për të afruar se sa formimin dhe kulturën e tij.

Kultura është britma e nevojës shoqërore për t’u përplasur në dyert e fatit që u serviret njerëzve nga jeta, shteti dhe politika. Po përse vallë është e domosdoshme për t’u hedhur një kushtrim i tillë? Përse në një moment të tillë, për t’u poërsëritur edhe një herë me një nivel kaq të lartë urgjence dhe fuqie?

Le ta nisim me një përshkrim në kohë. Që kur linden univesitet e para private, duke kuptuar rëndësinë dhe duke nuhatur avantazhet në konkurenshmëri, që një bibliotekë e pasur i jep një universiteti, per disa vite rresht, shumica e shtëpive të specializuara botuese u bënë furnizueset e tyre kryesore  me librat e gjinive të ndryshme, të përshtatshme jo vetëm për aktivitetin studentor, por edhe kërkimeve shkencore të fushave të ndryshme të këtyre universiteteve. Më pas, praktika e përditësimit e këtij fondi bibliotekar, kaloi qoftë nëpëmjet kësaj rruge, qoftë edhe nëpërmjet krijimit të shtëpive të veçanta botuese të vetë këtyre universiteteve private.

Kuptohet vetvetiu, atëherë, hendeku i madh që u krijua vit pas viti midis bibliotekave të këtyre universiteteve dhe atyre të universiteteve publike që se kaluan kurrë një process të tillë. E gjitha kjo, në një moment të caktuar shpërtheu ndjenjën e pabarazisë në  trajtim, dhe valën e zëmërimit të studentëve të universiteteve publike për një proces të tillë.   Është  një shenjë e dallueshme e përkujdesjes jo vetëm ndaj rritjes  dhe kultivimit personal, por edhe ndaj së mires së përbashkët, njëra nga 8 pikat  që student vendosën si prioritet për protestën e tyre. Bëhet fjalë për kërkesën e rivitalizimit të rrjetit të të gjithë bibliotekave të universiteteve, si dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për funksionimin  e tyre si një vatër e gjallë, aktiv edhe e shëndetshme  e jetës studentore. Ashtu siç  kanë dodhur gjithmonë, njerëzit, e në këtë rast studentët, treguan se janë shumë më përpara në mentalitet dhe vizion se politika jonë udhëheqse  e të gjithë këtyre viteve, pasi nuk duhet harruar ,se kjo është një nismë që duhej të ishte marrë shumë më përpara në kohë.

Pse vallë kemi të drejtë të shprehemi kështu?

Shoqata e botuesve nëpër gjithësi, por edhe botues të veçantë, disa herë i janë drejtuar, gjatë gjithë këtyre viteve, drejtorive dhe ministrive përkatëse për nevojën urgjente të nisjes së një projekti të shtrirë nëpër të gjitha nivelet, e veçanërisht nëpër universitete, për rivitalizimin e fondit,  tashmë të vjetër , të tejkaluar nga koha e në shumë raste dhe inekzitent, të bibliotekave të përfshira në rrjetin e sistemit tone arsimor.

Kaluan edhe  disa fushata elektorale, dhe kurrë nuk u dëgjua kjo thirrje, që u ngrit për t’u dëgjuar sidomos në periudha të tilla, kur qeveria dhe opozita shpalosi ne platformat e tyre, që siç duket për kulturën dhe leximin, ngelën në shkretëtirën e tyre të padijes.

Asnjëra prej partive politike nuk u kujtuan kurrë për ta rrokur ne diskursin e vet këtë nismë që iu servir thjesht dhe qartë, intelektualisht dhe e mbështetur fort ngatë gjithë aktorët e shoqërisë civile. Është e trishtueshme të thuas  tani se të gjithë paskëshim pasur të drejtë, përveç politikanëve tanë. Është e tmershme të shohësh edhe në “paktin e detyruar përuniversitetin” që studentët shtrënguan me largpamjen e tyre, mungesën e vizionit për mos-shpalljen e një projekti  të madh, të gjithanshëm, kapilar të rrjetëzimi  dhe rivitalizimit të bibliotekave, të paktën në mënyrën sic e nisën dhe e realizuan vite më pare universitetet private dhe shtetërore, por  sidomos pasurimi i bibliotrkkave  të nivelit mesatar dhe të ulët ku u fokusua me plot të drejt kryeminitri Rama një muaj më pare në gjimnazin Lasgush Poradeci në Tiranë.

Atëherë shtrohet pyetja: Përse vallë po e përsërisim një kushtrim të tillë? A është ndezur ndonjë dritë në fund të tunelit?

Nuk do të donim që një vizion i tillë të mos zbatohej kurrësesi për shkaqe thjesht teknikë e të jashtëm, burokrstikë përderisa ka një vullnert poltik. . Për këtë arsye do të sugjeronim një procesi të shoqërizuar me grupet e interest, që të clirojnë gjithë problematikat dhe vështirësitë që  sjellin si përfundim djegien e fondeve, sic ka ndodhur në praktikat  e mëparshme.

Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se fokusime në libra të vecantë dhe specifikë për lëndët dhe kërkimet  shkencore universitare, do t’i japin   rigjallërim dhe frymëmarje edhe shtimit të botimeve nëpër këto fusha, që kuptohet që janë të kushtueshme dhe të specializuara. Mirëpokjo do të rinis te një rrugëtim aq të domosdoshëmdhe vital për ndihmën e literaturen formuese të shkollës sonë kombëtare, një kusht ky  i Kartës së Bolonjës, që është  i rëndësishëm në fuqizimin e identitetit tone kombëtar.

Duket qartë që një kërkesë aq te thjeshtë studentësh, nëse ke vullnet dhe dije, mund të kthehet fare mire në një katarakt mundësish të tëra zhvillimi dhe oksigjenimi të shumë aktiviteteve të tjera qoftë ekonomike, qoftë  kulturore apo dhe artistike.Le tua  mbushim bibliotekat me libra fëmijve tanë, se tek e fundit kryesisht për ta mendojmë se i kemi  prodhuar ato. Le t’ua  bëjmë të ngrohta dhe argëtuese sallat e leximit, që së paku t’i largojmë nga zakonet e tjera dhe kotësia  e t’i kthejmë kah zakoni  vesi më fisnik e më të bukurnë  botë, leximit, kultivimit nëpërmjet leximit.Vetëm pasi t’u kemi krijuar këto kushte, të vijmë e t’u flasim, për të ardhmen e për politikë, apo t’u kërkojmë votat, të cilido krahu qofshim.

Ata janë studentë, nxënës shkollash, dhe detyrë parësore kanë të studiojnë, të formohen, jo të protestojnë e të ngujohen për të na ulëritur në fytyrë një të drejtë të tyre legjitime.

E ardhmja do të dijë të falenderojë këdo për realizimin e kësaj nisme, të shndërruar tashmë në një mision.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Cfare duhet te presin femijet e fillores nga politikanet e krimit sa here hapin televizorin dhe shohin skena horrori ne te gjithe Shqiperine, shohin policine qe terheq zvarre djem te rinj, te cilet bejne krime, ose jane vrare nga te tjeret, vidhen shtepi, biznese dhe banka dhe askush nuk mban pergjegjesi, ndryshe, nuk do shtoheshin keto raste. Nje shtet pa ligje, ku krimi ka mare dhene dhe dirigjohet nga shtetaret, nuk quhet asnjehere shtet, prandaj dhe shqiptaret largohen cdo dite, nje gjendje alarmante dhe teper tronditese. Per sa kohe ai vend do drejtohet nga bandat kriminale te Rames dhe Cucit, dy baxhanaket e te njejtes grua, ku Rama eshte shkesi i B. Cucit dhe shume shkuesi te tjera si keto, te tilla skenare makabre do shohin jo vetem shqiptaret, por dhe nderkombetaret. Largoni klanet mafioze te regjimit komunist, qe vendi te kthehet ne normalitet. Rama dhe Cuci, plus G. Ruci, organizatoret e te gjitha krimeve.

    Përgjigju ↓