AKTUALITET

Zgjedhjet në SPAK/ Prokurorja Sonila Muhametaj bën padi në Gjykatën Administrative

21:24 - 21.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

SPAK është plotësuar me 17 prokurorë, por për dy vendet e fundit ku ishte garuese dhe Sonila Muhametaj, prokurorja kërkon gjyqësisht shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas zonjës së akuzës ata nuk i kanë marrë pikët me meritë.




 

ZGJEDJET

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përfunduar i paditur në Gjykatën Administrative për mënyrën se si ka renditur disa prokurorë pranë SPAK-ut. Ish-prokurorja e krimeve, Sonila Muhametaj, kërkon ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP-së, që e s’kualifikuan nga gara dhe kërkon emërimin në SPAK.

 

Procesi i emërimeve në SPAK kujton prokurorja  duhet të jete i hapur, ndërkohë që dy anëtarë  të KLP sipas paditëses gjenden  në konflikt interesi dhe duhet të kishin dhënë dorëheqjen . Sepse Sonila Muhametaj këmbëngul se i ka pasur nën hetim ata apo të afërmit e tyre. Duke u krahasuar me kolegët Shehu dhe Gokaj, ajo kujton jo vetëm volumin e dosjeve që ka hetuar, por edhe parametrat që kërkohen për t’u ngritur në karrierë në SPAK.

 

Njëri nga fituesit sipas Muhametaj u klasifikua nga KLP në shkelje të Kushtetutës, pasi nuk plotësonte kushtin e aftësisë profesionale. Kurse për tjetrin sipas padisë së prokurores  KLP nuk u thellua  dhe nuk mori informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit se si kishte hetuar përderisa “prokurori fitues i SPAK pati disa qëndrime jo korrekte, pasi u pyet nga media për prova mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit”, thotë Sonila Muhametaj.

 

Madje prokurorja akuzon KLD-në se është në kufijtë e shpërdorimit të detyrës.

 

Duke hedhur dyshime të forta për arsyet e vërteta të renditjes Sonila Muhametaj i thotë gjykatës se këshilli  emëroi padrejtësisht dy kolegët e saj.

 

Në një padi që vendos në pikëpyetje qasjen e këtij institucioni, prokurorja i kërkon gjykatës riçeljen e garës dhe renditjen e 3 kandidatëve sipas ligjit dhe meritokracisë./ TCH/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.