Kryesore

Dështoi ta merrte me dhunë selinë, nis çmontimi institucional i pretendimeve të Berishës për të “pushtuar” PD

12:35 - 22.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas dështimit në 8 Janar, kur nuk arriti të marrë selinë blu, lëvizja e Berishës për të marrë Partinë Demokratike pëson një goditje tjetër që vë në vështirësi përfaqësimin e saj në zgjedhje. Gjatë mbledhjes së KQZ ku diskutohej për procesin e votimit në 6 Mars për 6 bashki, kreu i këtij institucioni nuk pranoi përfaqësimin e Partisë Demokratike nga Ivi Kaso, një prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit.
Celibashi tha se komunikimi do të vazhdojë vetëm me PD zyrtare.




Kaso kundërshtoi përfaqësinë e PD-së në komision pasi sipas tij Lulzim Basha nuk është më kryetar. Sipas tij vula e Partisë Demokratike ka ndryshuar që më 11 dhjetor.

“Prej datës 11 Dhjetor, jo vetëm nënshkruesi i letrës drejtuar KQZ nuk është më kryetar i PD, por me vendim të delegatëve të Kuvendit të PD, sigla dhe vula e PD ka ndryshuar në raport me ato që kanë qenë në KQZ. Kështu që pasi të njihemi me letrën mund të mbajmë një qëndrim zyrtar. Besoj që momenti procedural kur do të duhet të verifikohet kjo gjë nga ana e KQZ, ka për të qenë regjistrimi i subjekteve zgjedhore në garë” u shpreh Kaso.

Përgjigjia e Celibashit ka qenë institucionale dhe ai e ka njoftuar Kason se kjo ishte hera e fundit që ai merrte fjalën në emër të PD-së.

Me gjithë keqardhjen që kam në lidhje me këtë situatë por do duhet të pranojmë se jemi në një marrëdhënie institucionale ndërmjet KQZ dhe PD, si një parti politike ku ai që është përfaqësues ligjor i saj e demonstruar kjo deri më sot në akte zyrtare, ka konsideruar se cilët do të jenë përfaqësuesit e saj në zgjedhje. Më duhet të them se për ju kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë çështje dhe me vazhdimin e mëtejshme të mbledhjes së KQZ. Opinionet dhe mendimet e PD në lidhje me këto akte janë ato të cilat do prezantohen nga zoti Indrit Sefa dhe Marash Logu” u shpreh Celibashi.

Mospërfaqësimi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve e bën më të vështirë pjesëmarrjen e kandidatëve të Berishës. Megjithëse do të jetë gjykata që do ta thotë fjalën e fundit, vendimi i Celibashit për të mos e njohur përfaqësuesin e Komisionin e Rithemelimit ul me këmbë në tokë mbështetësit e Berishës, që pavarësisht entuziasmit të foltores u duhet të njihen juridikisht nga institucionet. Dhe nëse gjykata ia rrëzon ndryshimet e statutit, atëherë zgjidhja e vetme do të jetë regjistrimi me një parti dhe logo të re.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Me budalla se ky mjekeroshi I Rames, nuk besoj se do gjeni ne ate parti kriminale. Ti do besh mire qe te mos njohesh Ramen si kryetar te asaj partie te degjeneruar, ku jane mbledhur imorale dhe fucka, te cilat kane mare nga nje diploma me pare droge, sepse ata qe jane intelektuale te vertete, te cilat kane mbaruar shkollat me rezultate te mira, qendrojne larg Shqiperise, per te mos u ngateruar asnjehere me llumin e asaj katrahure qe ka mberthyer ate vend. Te drejtohesh nga E. Rama dhe nga ato femra te degjeneruara, qe ai I ka vendosur per te trembur ate popull, duhet qe me mire te largohesh nga ai vend, se sa te meresh me ate qeveri kriminale. Jeni bere turpi i botes, askush nuk meret me me ju. U lodhen aq shume, sa duan qe te bejne humor cdo dite, qe te qetesojne sado pak mendjen e tyre. As perendia nuk meret me me ju.

    Përgjigju ↓