BOTA

Dy ditë para hapjes së procesit, Silvio Berluskoni tërhiqet, nuk do të jetë kandidat për presidencën e Italisë

20:12 - 22.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Italia pritet të zhvillojë zgjedhjet presidenciale më 24 janar 2022. Ajo që bëri bujë ishte vendimi i ish-kryeministrit Silvio Berluskoni për të kandiduar. Por vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve, Berluskoni duket se është tërhequr. “Reuters” shkruan se Berluskoni ka vendosur të mos kandidojë.




Vendimi është marrë nga mbledhja e partive të qendrës së djathtë të Italisë e cila është ende ne vazhdim në kuadër të hapjes të hënën të procesit të zgjedhjeve presidenciale në parlamentin italian. Për kandidaturën e tij ishte mbështetës edhe Manfred Weber, politikani konservator gjerman që kryeson grupin e Partisë Popullore Evropiane (EPP).

Më 24 janar, politikanët italianë do të zgjedhin kreun e ri të shtetit. Deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës. Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri rundet e para të votimit. Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.