BOTA

Përdhunoni për 4 vite adoleshenten shqiptare, sulmohet kisha ku shërbente prifti grek

19:49 - 22.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kisha, në të cilën shërbente prifti që përdhunoi një të mitur shqiptare është sulmuar gjatë natës së kaluar. Ngjarja dyshohet se është vepër e organizatave të majta. Në muret dhe portën e kishës është hedhur bojë dhe janë shkruar parulla kundër dhunimit të grave. Më herët, një sulm i ngjashëm u shënua në statujën e heroit të revolucionit grek Kolokotroni.




Përdhunimi i së miturës që në moshën 12-vjeçare për gati 4 vitesh ka tronditur vendin. Opinioni grek shprehet i shokuar dhe kërkon dënimin maksimal të autorëve. Ka qenë denoncimi i 16-vjeçares, e cila u ka thënë hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 12-vjeçare dhe ka zgjatur për gati 4 vite, deri në momentin që gjeti forcën të flasë për ngjarjen tragjike.

Autori i ngjarjes është prift dhe shërben në një kishë në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare. Ai vetë është prind i tre fëmijëve. 37-vjeçari i ka mohuar akuzat, por autoritet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e së miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike.

Ai u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta çojë në burg, ndërsa gjatë mbrëmjes të së premtes raportohet se ka edhe të paktën një denoncim të dytë për akt të njëjtë prej tij. Sinodi i shenjtë i kishës greke urdhëroi menjëherë pushimin e tij nga puna dhe nisi një hetim të brendshëm lidhur me ngjarjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.