Kronikë

“Të kam nxjerrë  nga burgu për 3 minuta ty! Ç’a u bë me ato lekët e mia?!”/ Zbardhen përgjimet e grupit kriminal, si bëhej trafiku i klandestinëve

18:45 - 22.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria i ka kërkuar gjykatës që të lërë në burg të gjithë të arrestuarit e operacionit kundër trafikimit të klandestinëve. Bëhet fjalë për 25 persona, 18 shqiptarë dhe shtatë shtetas të huaj që vepronin në vendin tonë dhe që u arrestuan në kuadër të operacionit që u zhvilluar njëherësh në tri shtete. Kjo goditje e koordinuar u tha se shkatërroi një linjë të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së.




Ndwrkohw qw prokuroria ka kërkuar hetimin e tyre në një masë shtrënguese, ka depozituar në Gjykatë edhe dosjen e hetimit paraprak në të cilën ka dëshmuar fakte, prova dhe përgjime se si funksiononte grupi, drejtuesit dhe rolet e secilit prej tyre.

Po ashtu, grupi hetimor ka depozituar edhe pjesë nga bisedat e përgjuara mes trafikantëve, të cilët flasin për shifra, burg, makina dhe pazare që lidhen me punën e secilit në organizatë.

 

PROKURORIA

Në dosje thuhet se Petrit Pashaj kishte strehuar klandestinët në godinën në pronësi të tij, një objekt trekatësh në lagjen “Osman Haxhiu”. Në telefonin e Petrit Pashajt janë gjetur komunikime me bashkëpunëtorët e tij me pseudonimet “Shëllira” që rezulton të jetë Indrit Hita, “Underi”, “Tusha”, dhe “Kacole” që përdorej nga Enjad Myrtaj. Ditën kur është finalizuar operacioni ku u gjetën 20 emigrantë në banesën e Petrit Pashajt, Indrit Hita ka biseduar me telefon me Roland Ramadanin ku i thotë se dikush ka lënë valixhen me dokumente të rëndësishme në një nga makinat e marra ma qira. Pas disa minutash, Hita i ka kërkuar Ramadanit që të marrin një furgon për nisjen në orën 2. Ata flasin për të marrë dy automjete me qira, pasi njërin e kanë vetë.

Sipas Prokurorisë, ka rezultuar se Soran Saber, pjesë e grupit kriminal ka organizuar punën për trafikun e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt Italisë.

Pjesë e skemës është vërtetuar se ishte edhe Fatjon Koçllari, që merrej me organizimin dhe transportin e tyre nga pikat e kalimit me Greqinë në Korçë dhe Gjirokastër më pas drejt Italisë. Klajdi Kondo siguronte strehimin e tyre në një banesë të marrë me qira te Zamir Muliu, i cili ishte edhe roje i objektit ku qëndronin të huajt duke qenë në dijeni të të gjithë aktivitetit.

Nga hetimet ka rezultuar se skema e trafikut të emigrantëve drejtohej nga Petrit Pashaj, Yussef Kamal, Indrit Hita, Roland Ramadani dhe Enajd Myrtaj.

Prokuroria bën me dije se në banesën e Petrit Pashajt ku janë gjetur 21 emigrantët egjiptianë është gjetur qese me ngjyrë të verdhë dhe të zezë me duhan ku janë zbuluar gjurmët e Indrit Hitës, duke zbuluar përfshirjen e tij në këtë skemë.

Nga hetimet ka rezultuar se skema e trafikut të emigrantëve drejtohej nga Petrit Pashaj, Yussef Kamal, Indrit Hita, Roland Ramadani dhe Enajd Myrtaj.

Prokuroria bën me dije se në banesën e Petrit Pashajt ku janë gjetur 21 emigrantët egjiptianë është gjetur qese me ngjyrë të verdhë dhe të zezë me duhan ku janë zbuluar gjurmët e Indrit Hitës, duke zbuluar përfshirjen e tij në këtë skemë.

 

PËRGJIMET

Enjad Myrtaj: Ça po bën? Indrit Hila: Hiç.

Enjad Myrtaj: Enua jam! Indrit Hila: Vëlla ça bën ti, si ke qenë?

Enjad Myrtaj: Mirë vëlla ti? Indrit Hila: Mirë shty!

Enjad Myrtaj: Po ça u bë për ato lekët e mia?

Indrit Hila: Do t‘i jap shoku se kam pas një mijë probleme.

 

Bisedë në 14 dhjetor 2020

Në përgjim është kapur Fatjon Koçllari që bisedon me dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se bëjnë transportin e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt Tiranës dhe pas organizojnë punën për t’i dërguar drejt Italisë.

 

Fatjon Koçllari: Te klubi i shoferit ke katër krushq. Nga klubi i shoferit dhe deri në Tiranë. Transportuesi: Sa lekë?

Fatjon Koçllari: 300 lekë të gjitha, 200 lekë merri ti, cca të them unë, se i ka lonë njoni aty!

Transportuesi: Ok, maksimumi një orë jam aty, mos e vra mendjen.

 

Biseda e dytë në 14 dhjetor 2020

Fatjon Koçllari: Ke një treshe ta merr menja apo jo?

Transportuesi: Ku janë ata?

Fatjon Koçllari: Në Gjrk (Gjirokastër).

Transportuesi: A e more vesh, përplasi makinën ai Kukja, do ta pyes a e ka mbaruar dhe do të them.

Fatjon Koçllari: Aq ke rrush, tre, 500 lekë për të tre.

Transportuesi: E po mirë, shumë mirë, nuk ka problem.

Fatjon Koçllari: Hë ai i pe? Transportuesi: I pashë, i pashë

Fatjon Koçllari: Hajde pra! Transportuesi: Janë katër këta!

Fatjon Koçllari: Po për katër të thashë unë!

Transportuesi: Tre pra janë!

Fatjon Koçllari: Ato tre në Gjrk (Gjirokastër). Bisedë në nëntor

Roland Ramadani: Muhabeti është që ia i morën, kush do i hipi asaj tjetrës?

Indrit Hita: Po të shikoj mos ka furgonin o vlla po në orën 2 kush do hipi te tjetra

Roland Ramadani: Në rregull.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.