POLITIKË

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Partia Socialiste në Dibër propozon 6 kandidatë për kryetar bashkie

21:33 - 22.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Socialiste e Dibrës propozon gjashtë kandidatë për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore.  Në asamblenë e Partisw Socialiste tw zhvilluar ditën e sotme janë propozuar emrat e Agron Cerrit, kryetari i PS-së për Dibrën; Alma Selamit, mësuese në këtë qytet; Agron Carës, drejtor në bashki dhe kryetar i PS NJA Peshkopi; Arben Keshit, ish-kandidat për deputet; Shkëlqim Murrës, kryetari aktual i Bashkisë Dibër dhe Sokol Sava, kryetar i Këshillit Bashkiak Dibër.




Emrat e propozuar do t’i dërgohen Kryesisë së PSSH-së për miratim. Burime pranë strukturave të PS-së Dibër bëjnë me dije se kryesia ka të drejtë të shqyrtojë dhe miratojë si kandidat të mundshëm edhe persona të tjerë. Në Bashkinë Dibër do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, pasi ish-kryetari Dionis Imeri kandidoi për deputet, por nuk fitoi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.