BLUETOOTH

500 milion për një menu/ Kush është Alfio Rrotani, kuzhinieri që e presin në SPAK për tenderin e Tan Agollit

12:16 - 02.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi mësuar ta shikojmë në faqet e showbizz, në ndonjë emision gatimi apo përmes batutave, si i ftuar në emisionet e pasdites, por shumë shpejt Alfio Rrotani, kuzhinieri i famshëm do të ketë të bëjë me prokurorët e SPAK.




Ai është përfshirë në skandalin me tenderin e FSHZH të drejtuar nga Dritan Agolli. Bëhet fjalë për një tender për hartimin e menusë së projektit të “100 fshatrave” dhe realizimin e një dokumentari. Për këtë tender janë paguar plot 500 milion lekë dhe i përzgjedhur nga FSHZH është kuzhinieri Alfio Rrotani.

Përvec tenderit të fryrë, skandali thellohet edhe më shumë kur mësohet se Alfio ka punuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar” në Hallamaj tek Gjiri i Lalzit në Durrës. Restoranti është në pronësi të Flladi Agollit, djali i drejtorit të Fondit shqiptar të zhvillimit Dritan Agolli. Por kush është kuzhinieri i njohur dhe si ia doli ai të shndërrohej nga një emigrant i rikthyer rishtazi nga Italia, në shefin ‘me pesë yje’ që do të verifikohet nga SPAK?

Fituesi i Masterchef

Në vitin 2014, ai fitoi Masterchef. Djaloshi i kthyer nga Itali, arriti të bindte jurinë për talentin e tij në kuzhinë, duke nisur kështu një rrugë jo vetëm drejt kulinarisë, por edhe televizionit. Fill pas këtij konkursi, ai nisi të ishte gjithnjë e më prezent në media, ku iu dedikua edhe emisioneve të gatimit.  Së bashku me mikun e tij, Indrit Çela nisën në “Tv Klan” emisionin e gatimit “Bukë, kripë dhe zemër”, një emision që u prit shumë mirë nga publiku. Dhe menjëherë pas këtij formati, Alfio dhe Indriti sollën “Sfida e Gatimit”, sigurisht një emision gatimi, ku të ftuar të ndryshëm me ndihmën e shefave konkuronin me njëri-tjetrin.

Dy kuzhinierët ishin në ekrane edhe përgjatë verës, ku udhëtonin në vendet turistike, për të zbuluar më shumë nga kulinaria e qyteteve shqiptare. Me karizmën që e karakterizon, Alfio ia doli që ta shndërrojë këtë emision në një ndër më të dashurit në këtë zhaner. Sezonin e fundit televiziv, ai u shkëput nga miku i tij Indriti, duke u shfaqur i vetëm, teksa realizoi formatin “Aventura e Alfios”, ku veç kuzhinierit, atij iu desh të bënte edhe gazetarin, teksa intervistonte të ftuarit e tij.

Biznesi

Suksesi në televizion, e shtyu edhe drejt suksesit në biznes. Ai së bashku me mikun e tij Indritin paralelisht me emisionin hapën edhe restorantin e tyre. “Kripë dhe Piper” quhet restoranti që dy shefat hapën së bashku, duke u shndërruar shpejt në një emër të suksesshëm në Tiranë. Të shpeshta janë postimet nga restoranti në rrjetet sociale, duke treguar përgatitjen e recetave, por edhe ambjentet e brendshme. Por dy shefat nuk u ndalën me kaq, duke e çuar eksperiencën e tyre në një tjetër nivel. Së bashku ata themeluan edhe shkollën e kuzhinës, “Masterchef”, duke përgatitur breza të ri kuzhinierësh në një formim që zgjat dy vjet.

61BDCAC1-90C3-46EC-A20B-DEEBDDD79AE4-226x400 Screenshot_28-7-e1548440541703 Screenshot_34-2-600x341 alfio-indrit
<
>

 

Dashuria me moderatoren

Ishte viti 2018 kur Alfio nisi të përflitej për një lidhje me kolegen e tij Fatma Methasani. Dyshja vendosi ta bënte publike lidhjen e tyre pak muaj pas thashethemeve, duke u shprehur se kishin nisur edhe bashkëjetesën. Që nga ajo ditë çifti është i pandarë nga njëri-tjetri. Tashmë ata janë edhe prindër të një djali 2 vjeçar. Në rrjetet sociale ata postojnë shpesh foto së bashku, ku nuk mungon as Noah. Vetëm pak kohë më paë, shefi i kuzhinës foli edhe për planet e dasmës, duke bërë me dije se ende nuk ishte realizuar, për shkak të gjendjes financiare. Alfio tregoi se dëshira për dasmën nuk mungon, megjithatë ai po punon fort për të qenë i siguruar ekonomikisht, madje një arsye tjetër që dasma e tyre po shtyhet është i biri, Noah.  “Dasmën unë e shoh si diçka që nuk duhet bërë për të plotësuar dëshirat e familjarëve, të shoqërisë. Dasmën në radhë të parë duhet ta ndjesh shumë. Kur të jem në rregull nga ana financiare, kur të jem super i sigurt, kur e di që do të bëj diçka të veçantë që s’e ka bërë njeri deri më sot… Fundja është kujtim që të ngelet gjithë jetën dhe pres që të më rritet dhe pak çuni, se kam qejf që çuni të m’i sjelli unazat.”- rrëfeu Alfio.

alfio4848 116320544_123644639104067_4056651566943772291_n -640-0-5beae0e86dcc9 Capture-133
<
>

Rrjetet sociale

Alfio është një nga shefat e kuzhinës me më shumë ndjekës në Instagram. Rreth 65 mijë ndjekës virtual ka ai aktualisht, duke i shtuar edhe më shumë popullaritetin në rrjetet sociale. Kryesisht në rrjetet sociale ai publikon foto me djalin e vogël dhe me partneren e tij, Fatmën. Por natyrisht që kur flasim për një numër të lartë ndjekësish nuk mund të mungojnë edhe postimet nga restoranti i tij, si për ta promovuar edhe më shumë këtë ambjent. Më tej në rrjetet e tij sociale bien në sy udhëtimet e luksit që bën me familjen. Çifti festoi 5 vjetorin e lidhjes së tyres në Dubai, duke u arratisur për disa ditë romantike vetëm për vetëm. Postimi i tij i fundit është edhe ditën e djeshme, ku ka uruar djalin e tij për 2-vjetorin. Natyrisht që festa është mbajtur në restorantin e tij, ku festa ka vijuar, pavarësisht lajmit që kishte nisur të qarkullonte për menynë e shtrenjtë, të paguar nga paratë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

 

 

alfio images (1) images auto_Screenshot_161541763433
<
>

 

Kush janë kuzhinierët më të famshëm shqiptarë

Altin Prenga

‘L’Uomo Vogue’ zgjodhi vite më parë shqiptarin Altin Prenga ndër katër shefat e kuzhinës që po revolucionojnë gastronominë botërore. Sot restoranti i tij Mrizi i Zanave është shndërruar në një destinacion jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të huaj. Shija e vërtetë e ushqimit është ajo e kujtesës, sipas Altinit. Kjo është një nga kolonat që duket se po mban biznesin e tij. Por, nëse ke pak fantazi për ta zgjuar fort kujtesën, rezultati është emocion.  Kështu ndodhi me klientët në agroturizmin e tij në Itali, të cilin e hapi në moshën 21 vjeç, bashkë me kushëririn e tij. Ai kujton emocionin e klientëve gjermanë, kur poshtë tavolinave kishte bar të thatë që përdorej për kafshët në dimër, të hedhur posaçërisht.Në varësi të stinës, kjo ndodh edhe tek Mrizi i Zanave. Në vjeshtë, gjethet e pemeve i gjeni nëpër sallën e ngrënies.“Mrizi” në fakt është nisma e dytë në biznes, pasi sipërmarrja me kushëririn nuk funksionoi. Altini fajëson veten për këtë, duke thënë se në sipërmarrje duhet më pak idealizëm.

 

Rene Rexhepi

Ju kujtohet viti 2012 kur në revistën “Time” një nga njerëzit më me influencë në botë renditej edhe emri i një shqiptari, Rene Rexhepi? Ai është kuzhinier. Sukseset nuk kanë të sosur për të. Vite më parë ai fitoi edhe çmimin ‘Oscar’ në kuzhinë. Kjo garë me 50 restorantet më me shije është fituar nga restoranti “Noma” në Kopenhagen, i cili është i Rene Rexhepit, djaloshi me prejardhje shqiptare. Ky çmim prestigjioz ka qenë një nder i madh për Rexhepin i cili ka thënë: “Është diçka e çmendur. Faleminderit që besuat tek ne”. Ky çmim që konsiderohet si një çmim Oskar për restorantet, u mbajt në një ceremoni të madhe në Londër. Nuk e besoni, por në faqen online të njërës prej gazetave më prestigjioze britanike, “The Guardian”, këshillohet që të provoni shijen në një restorant ku kuzhinieri është shqiptar.

Fundim Gjepali

Gjepali ishte një ndër shefat më të njohur një restorantin e njohur të Romës “Antico Arco”. Shumë i ri në moshë ai është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Gran Prix”, për kuzhinën mesdhetare. Fama e shqiptarit është dëgjuar edhe më parë në Itali, meqenëse punonte në një nga restorantet më në zë të Romës, por pasioni për kuzhinën është i vjetër. Mbase e ka pasur pak në gjak që nga fëmijëria, meqenëse familja e tij është marrë gjithmonë me bujqësinë. Ka qëndruar pranë tokës e bulmetit. Fundimi së fundmi është rikthyer në Shqipëri ku dhe ka hapur një agroturizëm, duke e shndërruar në një vend të suksesshëm.

Renato Mekolli

Renato Mekolli është gjithashtu një emër i njohur ndërkombtarisht. Pas suksesit në Greqi, shefi i kuzhinës u kthye në Shqipëri dhe mori pjesë në programin “Master Chef”, ku ishte edhe juria e këtij formati. Teksa përzgjidhte konkurrentët që merrnin pjesë në program, Renato ra në sy, për mënyrën se si fliste, se si shijonte dhe se si transmetonte pakënaqësitë që kishte ndaj konkurrentëve. Përpara se të shfaqej në këtë program ai nuk ishte krejt i pa njohur, madje quhet ndryshe “djali i kapeleve të arta”. Renato Mekolli, është kuzhinieri më i mirë në Greqi dhe punon shef në një nga restorantet më me emër në Athinë. Fama e djaloshit fierak ka shkuar deri në Amerikë, ku edhe gazetat njujorkeze ka shkruar për të. Edhe në Tiranë, Renato ka tashmë restorantin e tij.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.