AKTUALITET

“Rri tek parkingu i PD-së për lekë, ik bli shampo dhe lahu”/ Degjeneron debati mes analistëve në studio, Mërtiri – Bushatit: S’ke fytyrë ti, o zar i Berishës

23:25 - 10.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një debat i ashpër është hapur mes analistëve Ergys Mërtiri dhe Andi Bushati mbrëmjen e sotme gjatë emisionit live në “Open”. Madje debati mes tyre ka kaluar edhe në ofendime personale.




Gjithçka nisi pas argumentave të Mërtirit me të cilat nuk binte dakord Bushati dhe Abilekaj, lidhur me bashkimin e votave PS-PD për shtyrjen e mandatit të Vetting-ut

Mërtiri thotë se Bushati është i vetmi gazetar me vilë. Ndërsa Bushati shprehet se Mërtiri merr lekë duke qëndruar tek parkingu i PD-së.

Mërtiri: Ti nuk krahasohesh me mua për fytyrë. Pasi e ke dredhur nga 100 herë në këtë vend, dhe meqë fole për punën e vilave, ti je gazetar me vilë këtu dhe mos më trego mua fytyrën. E përmendi vetë meqë akuzove politikanët me vila.

Bushati: Pse je kaq letyrë. Shko merr ndonjë lek tek parkingu i PD-së. Shko merr lekë aty.

Abilekaj: Çështë kjo punë tani?

Bushati: Rri si zar tek parkingu i PD-së, o ditëzi ik merr ndonjë lek.

Mërtiri: Unë tek parkingu i kujt?

Bushati: O zar i Bashës, je i neveritshëm.

Mërtiri: O Bushat, merr lek nga foltorja. Po nuk t’i përmend se nuk bie në nivelin tënd.

Bushati: Je zari i Bashës, ditëzi.

Mërtiri: Ti je zari i Berishës. Edhe hiqesh sikur je kundërshtar i Berishës.

Bushati: Të paktën merr lekë për t’u larë, merr ndonjë lekë për shampo. Nga lekët që merr, lahu merr ndonjë shampo.

Mërtiri: Unë lahem në shtëpinë time në dush.

Bushati: Unë ta fal sot vilën time, ke dhe shampo brenda.

Mërtiri: Unë di të kërkoj ndjesë, por këto para që flet ti, nuk ke fakte.

Bushati: Vilën time ta jap ta fal dhe ta firmos këtu publikisht, me një shishe shampo brenda. E ke ta falur dhe të dhuruar.

Mërtiri: Edhe unë t’i fal të gjitha paratë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.