LAJMI I FUNDIT

Kandidati i PD, Luan Haka: Më të vendosur se kurrë për t’i rikthyer Bashkinë e Dibrës qytetarëve

22:28 - 15.02.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i PD, Luan Haka ka vijuar takimet në qytetin e Dibrës. Haka u shpreh se bashkë me demokratët janë më të vendosur se kurrë për ti rikthyer Bashkinë e Dibrës qytetarëve dhe këtë mision e fiton vetëm programi i PD




Postimi

Demokratët e shumtë dhe mbështetësit e PD më mikëpritën me një entuziazëm të madh. Prej vitesh besimi dhe vlerësimi i tyre për forcën tonë politike, është frymëzim dhe motiv kryesor për të fituar betejën e 6 Marsit. Dibranët e kësaj zone, burra, e të rinj me vlera e plot kurajë, kanë rezistuar me trimëri të madhe ndaj komunizmit dhe persekutimit të diktaturës. Gjatë këtyre viteve opozitë këta njerëz kanë qenë në krye të përballimit të çdo sfide dhe aksioni opozitar.

Në 6 Mars dibranët e Blliçës do të votojnë alternativën dhe programin e rimëkëmbjes së Dibrës.
Më të vendosur se kurrë për ti rikthyer Bashkinë qytetarëve dhe këtë mision e fiton vetëm programi i PD. Fitorja në 6 Mars është kauza jonë e përbashkët, është qëllim për të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
Të bashkuar, me demokratët e Blliçes, do të fitojmë më 6 Mars.✌️

#VotoPartinëDemokratike
#VotoLuanHaka
#Voto2✌️


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.