LAJMI I FUNDIT

“Koka nuk është koka”, Tabaku zbulon shkresën e SPAK për incineratorët: Nën hetim disa persona

22:34 - 15.02.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Lefter Koka nuk është përgjegjësi i vetëm për skemën e inceneratorit të Elbasanit ”, kështu është shprehur në emisionin “Log.” në ABC, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, lidhur me aferën korruptive që po hetohet nga SPAK.




Ajo ka deklaruar se nga SPAK ka marrë një shkresë zyrtare që ka disa persona të tjerër nën hetim. Megjithëse SPAK nuk ka pohuar se ka zyrtarë të lartë nën hetim, Jorida Tabaku ka akuzuar Arben Ahametajn si të përfshirë në aferën korruptive të inceneratorit të Elbasanit.

“Nuk është vetëm Lefter Koka përgjegjës. SPAK më ka sjellë shkresë zyrtare që janë nën hetim persona të tjerë. Se Presidenti i çoi një letër nëse ka persona nën hetim në qeverinë e re, Spak tha që jo nuk ka. Ne kemi zv.kryeministrin që sot për ne ka qenë ministri përgjegjës. Vlera është për të hedhur dritë për persona të tjerë. Ne nuk kemi metoda speciale”

A po përdoret politikisht Komisioni Hetimor?

“Si sot një vit kisha një interpelancë me Damian Gjiknurin. Ka qenë një nismë para 4 vitesh dhe shumë njerëz thonin se nuk ka asgjë. Atë dosje e kemi analizuar dhe ka nevojë për të hedhur dritë në këtë aferë. Kjo do i shërbeje SPAK. Se vepruan me Lefter Kokën por nuk është i vetmi se kemi dorëzuar padi se është grup i strukturuar kriminal dhe përfshihen më shumë s e5 persona. Ka shumë gjëra për tu investiguar për Elbasanin. Nuk mundet Lefter Koka i vetëm të kryej 17 procedura brenda një dite. Firmosja me 16 faqe dhe të gjithë procedurat kanë ndodhur për 8 orë dhe nuk e bën dot Lefter Koka. Avokati i Shtetit i ka thënë që kontratat janë gabim. Edhe APP ka mbajtur qëndrim dhe duhet të ishte procedurë e hapur kombëtare. Ajo zonjë nuk kishte asnjë lek në llogari. Nuk ka asnjë aset tjetër. Ajo ka lënë planin e biznesit.” tha Tabaku. /abcnews.al/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.