Kronikë

Po vijnë dy stuhi shiu/ Ujësjellësi i Vlorës-qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

22:38 - 15.02.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reshje të dendura shiu pritet që të “pushtojnë” vendin në orët në vijim, kjo për shkak të dy stuhive që do të pushtojnë vendin. Duke u nisur nga stuhia që po vjen Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes, ndërsa apelojnë që të shmangin disa zona parkimi për shkak se rrezikohen përmbytjet.




NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

Të dashur qytetarë! Sipas të dhënave të shërbimeve meteorologjike, qyteti i Vlorës do të përfshihet nga reshje me intensitet të shiut mëngjesin e ditës së nesërme, e Mërkurë 16 Shkurt. Ju bëjmë thirrje të shmangni parkimet e automjeteve qysh sot në darkë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme në rrugët dhe zonat nevralgjike, që njihen si me risk të lartë për përmbytje: Në zonën “Albano&Romina”; Në rrugën e Bibliotekës Publike; Në zonën e Kishës Orthodhokse; Në zonën pranë Universitetit në “Skelë”; Në zona të tjera tashmë të njohura për rrezikun e përmbytjeve. Paralajmërimet e meteorologëve për shira me intensitet, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo problematikë që mund të keni, na shkruani mesazh në faqen tonë zyrtare në “Facebook”: Ujësjellës Kanalizime sh.a Vlorë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.